Health

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani ose kurrë për t’u kthyer në formë

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani

Pas festave, nuk jeni ju të vetmit që do të bënit të pamundurën për të hequr kilet e shtuara. Prandaj është e rëndësishme të mos stresohemi dhe të bëjmë atë që duhet bërë për t’iu kthyer peshës së mëparshme.

Por si?

Është, sigurisht, më e thjeshtë sesa mendohet. E gjitha qëndron tek ruajtja e ekuilibrit, çka do të thotë se nuk duhet kurrsesi të rrimë pa ngrënë.

Ha mirë

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani

Pasi ke ngrënë pa u frenuar gjatë muajit të fundit, me siguri të shkon mendja t’i heqësh fare ca vakte. Por kjo sipas ekspertëve, vetëm sa do të të shtojë urinë, çka e bën shumë më të vështirë mbajtjen e regjimit.

Kështu që mos e frustro veten, por ulu dhe ha një mëngjes prej vezësh, djathi dhe kosi, sepse të heqin oreksin e pakontrollueshëm gjatë ditës.

Zhduki mbetjet e tavolinës së Vitit të Ri!

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani

Më mirë të mos i hash më. Edhe njeriu me më shumë vullnet do të mposhtej nga tundimi për t’i ngrënë. Kështu që zgjidhja më e mirë është të mos i kesh aty kur hap frigoriferin.

Mos e mbaj mendjen tek të ngrënat e kaluara

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani

Shumë njerëz të ngrënët e tepërt i bën të ndihen në faj. Por e vërteta është se asgjë nuk të shijon më shumë se ushqimi gjatë pushimit me familjen, kështu që harro çfarë ke ngrënë dhe vetëm nisja nga e para.

Vëre prapanicën në lëvizje!

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani

I vetmi ushtrim që ke bërë gjatë pushimeve ishte ulja dhe ngritja e pirunit. Por kohërat e rehatisë ikën dhe tani duhet të rikuperosh: nise me ushtrime të lehta dhe dita-ditës shpeshtoji. Tregohu më i shkathët, përpara se dhjami të shtrohet mirë e mirë në barkun tënd.

Mbaji larg ushqimet e bardha!

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani

Hiqe bukën e bardhë, ushqimet e paketuara apo sanduiçet. Ke ngrënë ca si shumë ëmbëlsira dhe ushqime me ekstra kripë gjatë muajit të fundit dhe me siguri, trupi ka grumbulluar plot ujë rezervë, sepse kështu bën kur befas merr sasi shumë të lartë sheqeri dhe kripe. Kështu, për të humbur peshën e ujit, duhet të evitosh ushqimet e bardha, me shumë kripë, dhe do ta ndjesh diferencën brenda 48 orëve.

Perime dhe s’të shkon mendja të hash tërë ditën

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani

Perimet janë reduktuese natyrale të urisë. E kundërta ndodh me bukën, që e shton urinë, prandaj edhe restorantet e kanë me kaq shumë qejf të ta mbushin tryezën me bukë. Por ti s’duhet të biesh pre e tyre.

Shishen me vete!

Festat mbaruan, kilet mbetën: Ç’duhet të bëni tani

Shishja e ujit është nona. Sipas ekspertes Valerie Orsoni, shumicën e herëve kur mendojmë se na hahet jemi në fakt, të etur për ujë. Përveçse të mbush barkun dhe të pret oreksin për ca kohë, uji është shkarkues i toksinave që pas pushimeve, i kemi me shumicë. Pi ujë dhe do falenderosh veten për gjithë vitin.

Burimi: "Glamour"

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb