
Zërat se Fedez do të bëhet baba për herë të tretë po shtohen dita-ditës. Sipas thashethemeve, partnerja e reperit, Giulia Honegger, është shtatzënë.
Lajmi qarkullon prej disa javësh, madje thuhet se mediet rozë janë në dijeni edhe të gjinisë së foshnjës që pritet të vijë në jetë. Sipas tyre, çifti është në pritje të një djali.

Lajmi është konfirmuar në Instagram nga influencerja Deianira Marzano.
“Duket se në jetën e Fedez-it po vjen diçka vërtet e veçantë. Sipas disa burimeve, e dashura e tij është në pritje të ëmbël”, tha ajo, duke shtuar se bëhet fjalë për një djalë.

Lajmi u publikua disa javë më parë nga revista javore Oggi. Muajin e shkuar, revista publikoi disa foto të çiftit gjatë pushimeve në St. Moritz, duke treguar se Giulia Honegger kishte fshehur disa herë barkun nën një batanije dhe ky veprim ngjalli menjëherë dyshime.
“Ajo shtrëngon një batanije rreth belit, një gjest domethënës? Mes miqsh thuhet se është shtatzënë”, shkruhej aty.

Megjithatë, drejtori i revistës, Andrea Biavardi, tregoi në një video se Giulia e kishte mohuar lajmin.
Marrëdhënia e dyshes filloi në korrik të vitit të shkuar. Kjo është lidhja e parë që merr kaq shumë vëmendje pas ndarjes së reperit nga Chiara Ferragni në vitin 2024. Me ish-partneren, ai ka dy fëmijë.





