Metropolitan

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja misterioze që i rrëmbeu zemrën?

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja
Foto: Fedez/ Instagram

Pas muajsh të stuhishëm me tituj, thashetheme dhe ndarje publike nga Chiara Ferragni, Fedez duket se ka kthyer faqen dhe ka gjetur një kapitull të ri dashurie në krahët e Giulia Honegger.

Stiliste dhe sipërmarrëse nga Milano, Giulia nuk është pjesë e botës së showbiz-it klasik. Me një profil privat në Instagram dhe rreth 14 mijë ndjekës, ajo është e njohur në qarqet e modës si një figurë e rafinuar, elegante dhe me shije të sofistikuar. Ajo është bashkëthemeluese e një brand-i mode me mikeshën e saj, Lucrezia Savoldi Bellavitis dhe që prej fillimit të verës është përfolur si vajza që ka "rrëmbyer" zemrën e reperit të famshëm italian.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

Lidhja e tyre u zbulua fillimisht nga revista “Chi” dhe më pas u ndez nga një postim i vetë Fedez-it, ku një vajzë me fytyrë të mbuluar nga një kapele shfaqej në fotot e tij. Fansat, me syrin e tyre të stërvitur, nuk e lanë të kalonte pa u vënë re ky detaj.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

Dyshja gjithashtu janë parë bashkë disa herë, nga plazhi i Marina di Pietrasanta, në resortin e mikut të vjetër të Fedez-it, deri te një darkë intime dhe një drekë në plazh. Edhe pse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëri prej tyre, mediat italiane dhe rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe dhe “prova” që konfirmojnë një lidhje të re në horizont.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

Kjo histori vjen pas një periudhe të turbullt për Fedez, pas ndarjes së shumëkomentuar nga Chiara Ferragni, me të cilën ndau jo vetëm një jetë dhe dy fëmijë, por edhe një pjesë të madhe të imazhit publik. Çifti i dikurshëm ikonë e Instagram-it kaloi muaj të vështirë pas skandalit të “Pandoro-gate”, që vuri në rrezik jo vetëm martesën e tyre, por edhe reputacionin e markës së Ferragni-t.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

Vetëm pak muaj më parë, Fabrizio Corona, i njohur si “mbreti i paparacëve” në Itali zbuloi në episodin e tij në "Falsissimo", se Fedez kishte pasur një marrëdhënie të gjatë me Angelica Montini-n, një lidhje që filloi rreth vitit 2017 dhe që sipas Corona-s vazhdoi gjatë dhe pas martesës me Chiara Ferragni-n.

Chiara Ferragni reagoi ashpër pas këtyre zbardhjeve, duke postuar në Instagram se martesa e saj kishte qenë “një tallje e plotë” dhe konfirmoi se Fedez e kishte tradhtuar me Angelica-n. Ajo tha se ai e kishte paralajmëruar në fund të vitit 2024, duke thënë se “mendoi të mos martohej disa ditë para dasmës”.

Fedez reagoi duke i pranuar gabimet e tij, duke thënë se kishte “paguar” për to dhe se nuk do ta kthente jetën e tij private në spektakël publik.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

Me Giulia-n, Fedez duket më i qetë, më larg dritave të forta dhe më pranë një jete private, ndoshta për herë të parë në shumë kohë. Duke marrë në konsideratë reagimin e tij pas skandalit të tradhtisë, duket se Fedez ka gjetur tashmë pikërisht atë që i duhej.

Burimet: Radio 105, La Pais

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Fedez finds love again - who is the mysterious designer who stole his heart?

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja
Photo: Fedez/ Instagram

After stormy months of headlines, rumors, and a public split from Chiara Ferragni, Fedez appears to have turned the page and found a new chapter of love in the arms of Giulia Honegger.

A Milanese stylist and entrepreneur, Giulia is not part of the world of classic showbiz. With a private Instagram profile and around 14 thousand followers, she is known in fashion circles as a refined, elegant figure with sophisticated taste. She is the co-founder of a fashion brand with her friend, Lucrezia Savoldi Bellavitis, and since the beginning of the summer has been rumored as the girl who has "captured" the heart of the famous Italian rapper.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

Their relationship was first revealed by Chi magazine and then sparked by a post by Fedez himself, where a girl with her face covered by a hat appeared in his photos. Fans, with their trained eyes, did not let this detail go unnoticed.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

The pair have also been spotted together several times, from the beach in Marina di Pietrasanta, at Fedez's old friend's resort, to an intimate dinner and a lunch on the beach. Although there has been no official statement from either of them, Italian media and social networks are full of images and "evidence" that confirm a new relationship on the horizon.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

This story comes after a turbulent period for Fedez, following his much-discussed split from Chiara Ferragni, with whom he shared not only a life and two children, but also a large part of his public image. The once iconic Instagram couple went through difficult months following the “Pandoro-gate” scandal, which put not only their marriage but also the reputation of Ferragni's brand at risk.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

Just a few months ago, Fabrizio Corona, known as the "king of the paparazzi" in Italy, revealed in his episode of "Falsissimo", that Fedez had had a long-term relationship with Angelica Montini, a relationship that began around 2017 and that, according to Corona, continued during and after his marriage to Chiara Ferragni.

Chiara Ferragni reacted strongly to the revelations, posting on Instagram that her marriage had been "a complete mockery" and confirming that Fedez had cheated on her with Angelica. She said he had warned her at the end of 2024, saying he "thought not to get married a few days before the wedding."

Fedez reacted by admitting his mistakes, saying he had "paid" for them and that he would not turn his private life into a public spectacle.

Fedez gjen sërish dashurinë – kush është stilistja

With Giulia, Fedez seems calmer, further away from the spotlight and closer to a private life, perhaps for the first time in a long time. Considering his reaction after the cheating scandal, it seems that Fedez has already found exactly what he needed.

Sources: Radio 105, La Pais