Pas lajmit të shkarkimit të Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme, dhe shkarkimit të 3 ministrave të tjerë, kryeministri Edi Rama, flet për herë të parë për arsyet e këtij vendimi.
Rama pohoi publikisht se 4 ministrat që do të largohen nga detyra pas kontributit të tyre në postet përkatëse dhe bëhët fjalë për: Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Shëndetsisë, Ilir Beqaj, Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Cuçi dhe Ministrit të Mirqenies Sociale, Blendi Klosi.
Ndër të tjerash Rama konfirmoi se ministrat e shkarkuar janë nga rradhët e PS-së, duke argumentuar se kjo lëvizje bëhet vetëm për fushatën elektorale të selisë roze, dhe jo si kërkesë e aleatit të tij në qeveri, Ilir Meta.
“Ndryshimet janë politike, ministrat dhe ministret që do i votojë Presidentit për dekretim do të jenë të 4 nga rradhët e PS. Këto ndryshime nuk nxirren nga retorikat apo rezervat për punen e 4 ministrave të cilët largohen me konsideratën time më pozitive për punën dhe kontributin e tyre në rrugën e vështirë të reformimit e transformimit të vendit në këto 3 vite e gjysmë përpjekje për tu bërë shtet”,- u shpreh kryeministri i cili më pas nuk harroi të përmendte arritjet e secilit prej ministrave të shkarkuar.
Burimi:'Ballkan Web'