
Justin Bieber, një nga emrat më të dashur të muzikës pop, nuk është më thjesht një artist i famshëm, por edhe një bashkëshort i përkushtuar (sipas Hailey-t) dhe baba i një djali 12 muajsh, Jack Blues Bieber. Kohët e fundit, ai ndau me ndjekësit në Instagram një listë të veçantë parimesh që ai dhe Hailey Bieber ndjekin në jetën e tyre familjare.
E cilësuar nga vetë çifti si një lloj “kontrate familjare”, lista përmbledh vlerat dhe filozofinë që ata duan të ushqejnë në shtëpinë e tyre, ndërsa rrisin Jack-un.
10 rregullat e tyre:
Pushimi është një formë adhurimi.
Ritëm i qëndrueshëm dhe jetë të balancuar.
Cilësi dhe përsosmëri në gjithçka që krijojmë.
Inovacion dhe evolucion i përvojës njerëzore.
Kujdesemi për shëndetin dhe mirëqenien tonë si shprehje dashurie për veten.
Mbështesim qëndrueshmërinë dhe krijimin e produkteve që ndihmojnë njerëzimin.
Duhet të dhurojmë ndjesi frymëzimi për njerëzit.
Ushqejmë bujarinë dhe mirësinë duke dhënë kohë, para dhe respekt për të tjerët.
E shohim jetën si një dhuratë dhe praktikojmë mirënjohje çdo ditë.
Besojmë në dinjitetin dhe vlerën e përjetshme të çdo njeriu.
View this post on Instagram
Në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me thashetheme rreth marrëdhënies së tyre, ky postim është një dëshmi e qartë se Justin dhe Hailey po zgjedhin ta mbrojnë dashurinë e tyre në mënyrën më të qetë dhe më kuptimplotë, duke u fokusuar në vlerat që i mbajnë të bashkuar.