Metropolitan

Khëm-khëm! Thuhet se Hailey po e ndihmon Justin të dalë nga kriza ekonomike

Khëm-khëm! Thuhet se Hailey po e ndihmon Justin të dalë nga
Kishan Mistry

Hailey e ka marrë seriozisht betimin e martesës “në të mirë e në të keq” dhe sipas raportimeve, po e ndihmon të shoqin të kalojë një krizë financiare. Justin duhet të shlyejë marrëveshjen që ka arritur me ish-menaxherin e tij, Scooter Braun.
 
Një burim i tha TMZ-së se një nga kushtet e marrëveshjes përcakton që “Justin do e paguajë ish-menaxherin kur marrëveshja miliona dollarëshe e bashkëshortes së tij me e.l.f Cosmetics të finalizohet dhe fondet të kalojnë në llogarinë e saj bankare”.
 
Ky zhvillim vjen vetëm një javë pasi Justin ra dakord të paguajë 31 milionë dollarë ndaj Scooter dhe kompanisë së tij, H Corporation.

Khëm-khëm! Thuhet se Hailey po e ndihmon Justin të dalë nga
 
Në maj, një auditim përcaktoi se Justin i detyrohej Scooter-it miliona dollarë, pasi kishte marrë hua për të shlyer një borxh të krijuar nga anulimi i turneut të tij “Justice” në vitin 2022.
 
Këngëtari i “Baby” u detyrua të anulonte turneun pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt, e cila i shkaktoi paralizë faciale. Megjithatë, anulimi bëri që kompania që mbështeste turneun të kërkonte kthimin e një shume prej 26 milionë dollarësh.
 
Scooter Braun, 44 vjeç, më pas “ndërhyri për të ndihmuar” Justin-in, 31 vjeç, ta shlyente borxhin përmes kompanisë HYBE. Në të njëjtën kohë, auditimi zbuloi se Justin gjithashtu i detyrohej Braun-it mbi 11 milionë dollarë në komisione të papaguara, nga të cilat ai do të duhet të shlyejë vetëm gjysmën.
 
Sipas raportimeve, fondet që do të përdoren për shlyerjen e kësaj marrëveshjeje do të vijnë nga marrëveshja miliardëshe e Hailey-t me e.l.f. Beauty, të cilën ajo e finalizoi në maj të këtij viti.
 
Hailey njoftoi përmes një postim në Instagram se kishte shitur kompaninë e saj Rhode Beauty, duke u shprehur: "Që kur lançova Rhode në vitin 2022, kam pasur ëndrra të mëdha për këtë markë dhe gjëja më e rëndësishme për mua është që ta çojmë Rhode në sa më shumë vende, hapësira dhe fytyra anembanë botës.”

Khëm-khëm! Thuhet se Hailey po e ndihmon Justin të dalë nga

Para këtij njoftimi, një burim konfirmoi për TMZ se Hailey siguron 100% të ardhurat e familjes.
 
Marrëveshja e Justin-it erdhi gjithashtu pas raportimeve që nxorën në pah problemet e tij financiare.

“Shpenzoi 300 mijë dollarë në Nobu gjatë Coachella-s. Nuk ka punuar prej një kohe të gjatë,” i tha një burim Page Six-it në fillim të majit, duke pohuar se Justin po shpenzon shumë më tepër sesa ka mundësi.

Si unë edhe Justin.

Në tetorin e kaluar u raportua gjithashtu se Justin, i cili ka një pasuri neto të vlerësuar rreth 300 milionë dollarë dhe kishte shitur katalogun e muzikës për 200 milionë dollarë në vitin 2022, po shqyrtonte mundësinë e paditjes së menaxherëve të tij financiarë, duke i akuzuar për keqmenaxhim të 300 milionë dollarëve të pasurisë së tij. Megjithatë, një burim konfirmoi se faji i vërtetë qëndronte te zakonet e shpenzimeve të Justin-it, të cilat ishin “plotësisht jashtë kontrollit”.
 
“Ai shpenzon shuma marramendëse çdo muaj. Në një moment, nuk mund të merrte as kartë krediti,” shtoi burimi.
 
Përfaqësuesi i Justin-it mohoi kategorikisht çdo krizë financiare:

“Çdo burim që përpiqet t’ju rrëfejë një histori për vështirësi të supozuara financiare…ose nuk e kupton industrinë e argëtimit, ose me shumë gjasa, po përpiqet të krijojë një portret të Justin-it që s’përputhet me realitetin”.

Rishtazi, Justin publikoi albumin e tij të ri, “SWAG”, i cili duket se u mirëprit nga fansat dhe me shumë mundësi, do të rrisë edhe të ardhurat e tij.

 

REELS

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).