
Hailey Bieber festoi ditëlindjen e parë të djalit të saj, Jack Blues, me një postim emocional në Instagram. Sipërmarrësja 28-vjeçare ndau disa foto të ëmbla ku shfaqet duke mbajtur vogëlushin në krahë dhe duke e puthur.
“Një vit me ty, djali im i bukur. Gëzuar ditëlindjen e parë, Jack Blues,” shkroi ajo krahas fotove që morën shumë zemra dhe komente nga ndjekësit.
Hailey dhe Justin Bieber u martuan në shtator të vitit 2018, ndërsa Jack erdhi në jetë në gusht 2024 dhe prej asaj kohe, çifti ka ndarë me publikun momente të veçanta nga përditshmëria me të.
View this post on Instagram
Në disa nga rrëfimet e saj të fundit, Hailey tregoi se tani ndan të njëjtën menu me të birin, përfshirë gjizën, qoftet, vezët dhe avokadon. Në prag të ditëlindjes së parë të Jack-ut, ajo publikoi edhe një listë me 23 produkte që i konsideron thelbësore gjatë shtatzënisë dhe mëmësisë, nga artikujt e markës së saj Rhode Beauty, te veshjet e rehatshme SKIMS dhe produktet për ushqyerjen dhe kujdesin ndaj foshnjës.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Justin publikoi së fundmi videoklipin e këngës “Yukon”, ku shfaqet së bashku me Hailey dhe vogëlushin Jack, në momente të ëmbla familjare në një varkë.