Katër gardianë burgu vietnamezë janë pezulluar nga puna për neglizhencë pasi një trafikante droge e dënuar, ka mbetur shtatzënë në përpjekje për t’ju shmangur dënimit me vdekje. 42-vjeçarja Nguyen Thi Hue, pritet të sjellë në jetë fëmjën në prill pasi në muajin gusht ajo mundi të realizojë ngjizjen duke blerë spermë nga një tjetër e burgosur.
Sipas ligjit vietnamez, gratë shtatzëna dhe nënat, fëmijët e të cilave janë nën 3 vjeç, nuk mund të dënohen me vdekje ndaj kjo është një taktikë e njohur në vendin aziatik. Hetuesit kanë deklaruar se Hue i ka paguar të burgosurës tjetër 27-vjeçare rreth 2’200 dollarë.
Burimi: Time/ Përshtati: Kristi Tashi