Përpos frikës nga pandemia e panjohur, një nga dilemat e tjera që shqetëson shqiptarët që prej ditës kur u detyruan të lënë punën për t'u vetëizoluar, është paga. Ç'do të ndodhë me rrogat e qytetarëve që punojnë në sipërmarrje private?
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp, ndër të tjera foli edhe për këtë çështje.
"Askush s'e di sa do të zgjasë kjo luftë, por çfarë dimë është që po kaq gafil edhe fuqitë më të mëdha ekonomike dhe teknologjike të globit.
Padiskutim kjo nuk do të thotë që ata që kanë për të marrë një rrogë në fund të muajit në ato hallkat e ekonomsisë që janë këputur ne do i lëmë në dorë të pronarëve të sipërmarrjeve private. Në asnjë mënyrë, sipërmarrjes nuk mund t’i delegohet mandati i solidaritetit shoqëror që zgjedhësit ja kanë dhënë qeverisë që unë drejtoj dhe më kanë besuar mua kryqin kur e kanë vendosur në krah të fletës së votimit. Ne do të kemi kështu shpejt brenda kësaj jave planin e garancisë financiare, për pagat e të gjithë atyre që lanë punë dhe u futën në llogoren e shtëpisë."- u shpreh Rama, i cili shtoi gjithashtu se është e pamundur për ekonominë e vendet që fabrikat të mbahen të mbyllura.
"Ne jemi ndër të paktët vende me sanksione të reja për këmbësorët që hyjnë në fuqi nesër. Ne jemi i vetmi vend që mbyllëm transportin urban në rang republike. Ku Kina mbylli Wuhan-in, hapi fabrika fasone për prodhimin e maskave edhe vendet e tjera.
Për ata që duhet ët shkojnë në punë, masat mbrojtëse funksionojnë, ne i kemi kërkuar kompanive të marrin masat e thjeshta për të mbrojtur personelin. Kemi në terren grupin e inspektimit. Duhet ët jemi të qartë, kjo është luftë dhe në luftë jeni një, por nuk jemi të gjithë njësoj disa duhet të dalin sot në luftë, që kur të dalim nga lufta, mos të na bjerë shtëpia."
- Si t'i flisni fëmijëve për koronavirusin
- Rrëfimi i shqiptarit në Itali: 'Kam djalin e infektuar, karantinimi funksionon!'
- OBSH, mesazh për vendet e prekura: Vetëm kështu e ndalojmë koronavirusin!
- Pandemia Covid-19: Si të mbroni shëndetin mendor
- Gjoba edhe për këmbësorët në gjithë vendin: Ndalohet lëvizja pas kësaj ore