News

Dëborë sot në Tiranë?!

Dëborë sot në Tiranë?!

Sipas parashikimeve të mëparshme (përfshirë ato të aplikacioneve në telefonë) sot në Tiranë rreth orës 10:00 do të ketë rreshje dëbore. I ftohti polar dhe temperaturat tepër të ulëta u zbutën nga tre ditët e fundit kur ka patur rreshje shiu. Por sot, ditën e enjte, në pritje të së premtes kur temperaturat do të zbresin përsëri nën zero, pritet të ketë rreshje dëbore.

Sipas sinoptikanes Rezarta Xhakollari, pritet që shirat të vijojnë deri sot në mbrëmje, ndërsa e premtja do të jetë nën pushtetin e ngricave në të gjithë Shqipërinë, ku temperaturat do të shënojnë shifra shumë më të ulëta se zakonisht edhe në zonat fushore.

„Ditët më të ftohta pritet të jenë dita e shtunë, e dielë dhe dita e hënë, kur termometri do të regjistrojë në zonat malore -14 deri në -20 gradë celcius, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet nga -6 deri në -10.“

Moti i ftohtë pritet të vijojë deri të martën e javës që vjen, kurse të mërkurën pritet që masat polare të tërhiqen gradualisht. Kosova dhe Maqedonia do të përjetojnë të ftohtin më therës, me temperatura nën -22 gradë.

Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj vuri në gatishmëri shtabin e emergjencës, duke siguruar strehë, batanije dhe ngrohje për të pastrehët në Tiranë, ku më të pambrojturit nga i ftohti i tmerrshëm janë ata që jetojnë në zonat e bregut të lumit.

Burimi: "Top Channel"

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb