
Vëmendje botë! Coachella 2026 do të sjellë në skenë disa nga artistët më të njohur të momentit! Sabrina Carpenter, Karol G dhe Justin Bieber do të jenë artistët kryesorë, në festivalin e famshëm që do të zhvillohet gjatë fundjavave të 10 dhe 17 prillit.
Festivali do të mbahet në Indio, Kaliforni dhe gjithashtu, në skenë do të ngjiten The Strokes, Nine Inch Noize, David Byrne, Iggy Pop, Young Thug, Addison Rae, Sexyy Redd, Teddy Swims, Moby, Kaskade, Major Lazer, FKA Twigs, PinkPantheress, BIGBANG, SOMBR, the xx, KATSEYE dhe shumë të tjerë.
Sabrina Carpenter, 26 vjeçe, e cila performoi edhe këngën e saj “Espresso” në festivalin e vitit 2024, do të jetë në skenë më 10 dhe 17 prill. Ylli i pop-it publikoi albumin e saj më të fundit, “Man’s Best Friend” në gusht.
Justin Bieber, 31 vjeç, i cili kohët e fundit publikoi albumet e reja “Swag” dhe “Swag II”, do të ngjitet në skenë më 11 dhe 18 prill.
Ndërkohë, Karol G, 34 vjeç, e cila publikoi albumin “Tropicoqueta” në qershor, do të performojë më 12 dhe 19 prill.
Një ndër surprizat e këtij edicioni do të jetë Iggy Pop, shumë i njohur në industrinë e muzikës. Legjenda e punk do të rikthehet pas bashkëpunimi të tij me Teddybears. Ai u rikthye në vëmendjen e publikut pasi kënga “Punkrocker” u shfaq në filmin “Superman” të James Gunn.