
Ndjekësve të Jennifer Lopez iu deshën t’i shihnin dy ose tre herë për të kuptuar se fotot e postuara në llogarinë e saj në Instagram nuk ishin të këngëtares Gwen Stefani.
Arsyeja? Pamjet e reja nga përgatitjet dhe xhirimet e filmit të ardhshëm të regjisorit Bill Condon, me titull "Kiss of the Spider Woman", ku Jennifer Lopez interpreton rolin e Aurorës, një figurë mjaft komplekse dhe e bukur që ekziston brenda imagjinatës së një personazhi tjetër në film.
Në fotografi, Lopez shfaqet me një paruke me kaçurrela dhe një kordelë rozë në kokë, një stil i frymëzuar nga estetika e viteve '40-'50. Në një tjetër imazh, ajo shihet në vaskë, duke parë skica veshjesh, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim personazhit të saj.
“Të hyja në rolin e Aurorës ishte si të vallëzoja në epokën e artë të kinemasë. Të kthehesh pas në kohë nuk ka qenë kurrë kaq argëtuese”, shkroi Lopez në mbishkrimin e postimit.
View this post on Instagram
Disa ndjekës reaguan me entuziazëm për rikthimin e Lopez në kinema, ndërsa të tjerë e krahasuan pamjen e saj me atë të Gwen Stefani-t, duke komentuar:
"Në fillim mendova se ishte Gwen Stefani!"
"Ajo duket si Gwen Stefani!"
Filmi është një përshtatje e re kinematografik i romanit të njohur nga Manuel Puig.
Ngjarja zhvillohet në një burg në një vend të Amerikës Latine gjatë një regjimi diktatorial. Dy burra ndajnë një qeli:
Valentin Arregui – një i burgosur politik i përkushtuar ndaj idealit revolucionar.
Luis Molina – një burrë homoseksual, i burgosur për "korruptim të të miturve", që shpëton nga realiteti i zymtë duke imagjinuar skena nga filmat klasikë.
Jennifer Lopez luan Aurorën, një figurë imagjinare që shfaqet në rrëfimet filmike të Molinës, duke përfaqësuar elegancën, bukurinë dhe shpëtimin nga realiteti.