
E po, 2 dasma janë më mirë se 1! Charli XCX dhe bateristi i The 1975 janë martuar sërish, këtë herë në Siçili. Çifti, i cili është në një marrëdhënie prej 3 vitesh, u martua fillimisht në Londër, në një event privat, të rrethuar nga miq e familjarë.
Megjithatë, çifti bëri edhe një tjetër dasmë, në “Tonnara Di Scopello”, një hotel i vogël në Siçili. Këtë herë, Charli zgjodhi një fustan të gjatë e të tejdukshëm, ndërsa dhëndri një kostum në ngjyrë kafe të lehtë.
Çifti ecën drejt altarit me këngën “Hero” të Enrique Iglesias, sipas raportimeve.
Një zëdhënës konfirmoi se nusja mbante një fustan të personalizuar nga dizajnerja Danielle Frankel.
Më tej, sipas The Sun, ata bënë edhe një afterparty me shampanjë për të ftuarit dhe duke u nisur nga dasma e parë, supozojmë që ka pasur edhe shumë cigare.