Metropolitan

Sugjerimi i Anabel: “Brezi i ankthit”, një libër që duhet ta lexojë e gjithë gjenerata Z

Sugjerimi i Anabel: “Brezi i ankthit”, një libër që
Getty

Tanimë është një fakt: Brezi Z është një prej gjeneratave më të stresuara, për një sërë arsyesh. Puna, ekonomia, ngjarjet globale dhe pasiguria që ka përfshirë globin janë vetëm maja e ajsebergut. Megjithatë, ka një “manual”, i cili të ndihmon të përballesh me ankthin, ndaj duhet ta lexosh patjetër “Brezi i Ankthit”.

Libri me një fjali

• Bestselleri i menjëhershëm nr. 1 në listën e New York Times!
• Një nga 10 librat më të mirë të vitit 2024, sipas Wall Street Journal!
• Libër i veçantë sipas New York Times dhe Washington Post!
• Një nga librat e preferuar të Barack Obama-s për vitin 2024!
• Një nga 100 librat që duhen lexuar në vitin 2024, sipas revistës TIME!
• Shpallur ndër librat më të mirë të vitit 2024 nga The Economist!
• Fitues i çmimit Goodreads Choice Award për librin joletrar të vitit!
• Finalist për çmimin PEN!

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Sugjerimi i Anabel: “Brezi i ankthit”, një libër që

Një libër që duhet lexuar nga çdo prind: një vëzhgim mbi krizën e shëndetit mendor të të rinjve në epokën e smartphone-ave, si dhe një plan për një fëmijëri më të shëndetshme, të bazuar te loja e lirë.

Brezi Z, siç quhet brezi i lindur pas vitit 1995, është i pari që e ka kaluar pubertetin me smartphone në dorë, një portë drejt një realiteti virtual emocionues, por edhe të rrezikshëm. Po ashtu, është një brez që ka përjetuar një rënie dramatike në shëndetin mendor.

Pas vitit 2010, depresioni, ankthi, vetëlëndimi dhe vetëvrasjet u rritën me ritme alarmante, njëkohësisht, në shumë vende të botës. Adoleshentët e këtij brezi kalojnë orë të tëra përhumbur në postime apo video të sugjeruara nga algoritme të krijuara për t’i mbajtur sa më gjatë në rrjet, ndërkohë që kalojnë shumë më pak kohë duke luajtur, duke biseduar ballë për ballë apo duke përjetuar botën reale.

Kalimi i shpejtë nga fëmijëria e lirë dhe e bazuar te loja në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit ka shkaktuar probleme të rënda në zhvillimin social dhe neurologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve. Ankthi, mungesa e gjumit, shpërqendrimi, varësia, vetmia dhe frika nga krahasimi social janë vetëm disa prej simptomave. Ndërsa vajzat preken më shumë nga presioni dhe krahasimi online, djemtë tërhiqen drejt botës virtuale, duke u shkëputur nga realiteti.

Kalimi nga fëmijëria e lirë dhe e bazuar te loja, në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit ka shkaktuar probleme të rënda në zhvillimin social dhe neurologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve. Duke iu referuar kërkimeve të fundit, Jonathan Haidt na vë përballë krizës së shëndetit mendor të brezit Z dhe propozon katër rregulla të thjeshta e konkrete për prindërit, mësuesit, kompanitë teknologjike dhe qeveritë, me qëllim rikthimin e një fëmijërie më të shëndetshme dhe humane.

Ky libër i fuqishëm është një thirrje për veprim për këdo që ka në dorë të ardhmen e fëmijëve: prindër, arsimtarë, politikëbërës. E ardhmja e brezit të ri varet nga zgjedhjet që bëjmë sot.

Kritika

"Një lexim i domosdoshëm dhe tepër urgjent. “Brezi i ankthit” duhet të bëhet një tekst themelor për lëvizjen në rritje që kërkon të ndalojë
përdorimin e smartphone-ave në shkolla". - The Guardian

"Një libër i domosdoshëm për këdo që rrit, punon apo merret me nxënien e të rinjve sot. Më bëri të reflektoj se sa shumë kanë ndikuar vitet e fëmijërisë, shpesh të kaluara duke luajtur jashtë pa mbikëqyrje prindërore, në atë që jam sot. Haidt shpjegon se kalimi nga një fëmijëri e bazuar te loja në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit po ndryshon mënyrën se si zhvillohen dhe përpunojnë emocionet fëmijët. Ai jo vetëm që parashtron problemet, por ofron zgjidhje reale që ia vlejnë të merren në konsideratë." - Bill Gates

"Jonathan Haidt paraqet me forcë çështjen që kalimi nga një fëmijëri e bazuar te loja në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit po shkakton dëme të mëdha në shëndetin mendor dhe zhvillimin social. Edhe në qoftë nuk jeni ende gati të ndaloni përdorimin e smartphone-ve deri në shkollë të mesme, ky libër do t’ju sfidojë të mendoni ndryshe mbi mënyrën se si duhet të mbështesim potencialin e fëmijëve tanë dhe t’i përgatisim për botën që i pret."  - Adam Grant – Psikolog social

Autori

Sugjerimi i Anabel: “Brezi i ankthit”, një libër që
The New York Times

Jonathan Haidt është psikolog social dhe profesor në Universitetin e Nju Jorkut. Ai studion themelet intuitive të moralit dhe ndryshimet morale mes kulturave dhe politikave. E?shtë autor i disa librave të njohur në fushën sociale. Prej vitit 2018, fokusi i tij ka qenë ndikimi i rrjeteve sociale në shëndetin mendor të të rinjve. Libri i tij më i fundit, “Brezi i ankthit”, është bestseller në New York Times.

Fragmente nga libri

1) Nga viti 2010-2020, numri i vajzave që janë vetëlënduar pothuajse është trefishuar. Norma për vajzat më të rritura (15-19 vjeç) është dyfishuar, ndërsa shkalla për gratë mbi 24-vjeçare në fakt është ulur gjatë asaj kohe. Pra, çfarëdo që të ketë ngjarë në fillim të viteve 2010, më shumë se cilindo grup tjetër, ka prekur vajzat paraadoleshente dhe adoleshente. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme.

2)  Të gjithë fëmijët janë të antibrishtë nga natyra. Ashtu siç ka nevojë sistemi imunitar të ekspozohet ndaj mikrobeve apo pema ndaj erës, edhe fëmijët kanë nevojë të përballen me pengesa, dështime, tronditje dhe rrëzime, për t'u bërë më të fortë dhe për të rritur vetëbesimin. Mbrojtja e tepërt e pengon këtë proces zhvillimi, çka shton gjasat që fëmijët të rriten më të brishtë dhe më të pasigurt.

3)  Adhurimi i tepruar për “sigurinë” mbi gjithçka tjetër, quhet kult i sigurisë. Ky lloj qëndrimi është i rrezikshëm, sepse ua bën më të vështirë fëmijëve që të mësojnë të kujdesen për veten dhe të përballen me rreziqe, konflikte e zhgënjime.

4)  Dëmi i parë themelor është izolimi social. (...) Koha që kalonin me shokët u zvogëlua edhe më shumë për shkak të kufizimeve prej pandemisë COVID, por brezi Z tashmë ishte në distancë sociale përpara se të vendoseshin këto kufizime.

Dëmi i dytë themelor është mungesa e gjumit. Sapo kaluan nga telefonat e thjeshtë te smartphone-at, gjumi i adoleshentëve në mbarë botën e zhvilluar pësoi rënie si në sasi, ashtu edhe në cilësi.

Dëmi i tretë themelor është shpërqendrimi. (...) Shumë adoleshentë marrin qindra njoftime çdo ditë, që do të thotë se rrallëherë kanë më shumë se pesë apo dhjetë minuta për të menduar pa ndërprerje.

Dëmi i katërt themelor është varësia. (...) Programuesit e aplikacioneve më të suksesshme të rrjeteve sociale përdorën teknika të avancuara te sjelljes, për t’i “mbërthyer” pas tyre fëmijët dhe për t’i bërë përdorues të rregullt e të varur të këtyre produkteve.

5)  Ekzistojnë të paktën katër arsye pse rrjetet sociale i dëmtojnë vajzat më shumë se djemtë. E para: vajzat janë më të ndjeshme ndaj krahasimeve vizuale, sidomos kur bëhet fjalë për vlerësime pozitive apo negative rreth pamjes ose trupit të tyre. (...) Për më tepër, vajzat kanë më shumë gjasa të zhvillojnë “mani përsosmërie të përcaktuar nga shoqëria”, duke u përpjekur të përmbushin standarde të pamundura që vendosen nga të tjerët ose nga shoqëria në përgjithësi.

• Arsyeja e dytë është se vajzat e shprehin agresivitetin duke u përpjekur të dëmtojnë marrëdhëniet dhe reputacionin e vajzave të tjera.

• Arsyeja e tretë është se vajzat dhe gratë e kanë më të lehtë të flasin për emocionet e tyre. (...) Vajzat janë gjithashtu më të ekspozuara ndaj sëmundjeve “sociogjenike”, që shkaktohen më shumë nga ndikimi i mjedisit social, sesa nga faktorë biologjikë.

• Arsyeja e katërt është se sot, falë internetit, djemtë dhe persona të tjerë më të rritur e kanë më të lehtë t’i ngacmojnë apo t’i përndjekin vajzat e gratë, pa u përballur me ndëshkim ligjor.

6)  Djemtë janë më të prirë se vajzat që të mos arrijnë ta nisin jetën e tyre në mënyrë aktive dhe të pavarur. Ata kanë më shumë gjasa të ngelin pa punë, pa diplomë e pa ndonjë zanat.

Pornografia është një shembull i qartë që tregon se kompanitë e teknologjisë ua kanë bërë më të lehtë djemve që të përmbushin dëshirat e tyre të forta evolutive, pa pasur nevojë që të zhvillojnë aftësi që do t’i ndihmonin të kryenin tranzicioni drejt moshës së rritur.

Gjatë Riformatimit të Madh, edhe djemtë, ashtu si vajzat, u ndien me të vetmuar. Disa djem i shfrytëzuan videolojërat për të përforcuar lidhjet brenda grupit të tyre social në botën reale. Ndërkaq, për shumë të tjerë, këto lloj lojërash e bënë më të lehtë mbylljen në dhomë, në vend të përballjes me vështirësitë që i presin në moshën e rritur.

7)

1. S’ka smartphone para shkollës së mesme.
2. S’ka rrjete sociale para moshës 16-vjeçare.
3. Pa telefona në shkollë.
4. Më shumë lojë të lirë dhe pavarësi në fëmijëri, pa mbikëqyrje të vazhdueshme.

REELS

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!