
Yjet e mëdhenj të botës së kinemasë shfrytëzuan faktin që gjithë sytë e botës ishin në ceremoninë e çmimeve Emmy, për të dërguar një mesazh të qartë kundrejt Izraelit, me qëllim ndalimin e luftës në Gaza!
Aktorja e “Hacks”, Hannah Einbinder, e cila fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë në Rol Dytësor në në komedinë “White Lotus”, i shtoi veshjes së saj një karficë me hashtag-un #Artists4Casefire (Artistët për Armëpushim). Edhe aktorët Aimee Lou Wall, Natasha Rothwell, Ruth Negga dhe Chris Perfetti bënë të njëjtin veprim.
Kjo karficë është një simbolikë që vjen si thirrje për SHBA-në, që të ndalë përparimin e mëtejshëm në luftën që Izraeli po bën në Gaza, krizën e urisë dhe humbjet e jetëve të pafajshme.
#Emmys nominee Javier Bardem voices his support to end the genocide in Gaza and talks about the growing movement of Film Workers for Palestine. pic.twitter.com/baBVco4g5I
— The Hollywood Reporter (@THR) September 14, 2025
Por, ylli i mbrëmjes për këtë kauzë ishte Javier Bardem, i cili u paraqit në çmimet prestigjoze Emmy, pasi ishte nominuar për rolin e tij në “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story” (historia e vëllezërve Menendez). Ai vendosi një shall që përdoret nga palestinezët për të mbuluar qafën dhe kokën dhe bëri me dije se arsyeja e mungesës së tij në kinema lidhet me disa kompani që nuk kanë folur për gjenocidin dhe s’kanë mbështetur Gazën.
“Nuk do punoj kurrë me kompanitë që nuk po dënojnë gjenocidin në Gaza”, u shpreh Javier. "Mungesa ime në punë është absolutisht e parëndësishme, krahasuar me atë që po ndodh në Gaza,” shtoi ai.
Që nga viti 2023, karfica e “Artists4Ceasefire” është bërë një element i zakonshëm i tapetit të kuq, duke qenë element në veshjet e aktorëve në ceremoni gjigante si çmimet Oscars dhe Emmy.
Ndërkohë, numri i viktimave në Gaza sa vjen e shtohet. Çdo ditë vdesin njerëz nga një gjenocid çnjerëzor, armë dhe bombardime, si dhe nga kriza e thellë e urisë. Lufta në Gaza ka nisur në tetor të vitit 2023 dhe ende vijon të jetë intensive dhe e përgjakshme.