Anabelizim

“Cili është llumi i vërtetë?” – një reflektim nga Dalina Buzi

“Cili është llumi i vërtetë?” – një
Foto e gjeneruar me AI

Në një shkrim të shkurtër, por therës, Dalina Buzi analizon dy skaje të së njëjtës shoqëri: “llumin”, siç e quajnë elitat shtresën e varfër, dhe elitat, që e konsiderojnë veten të përjashtuara nga përgjegjësia morale. Shkrimi i saj nxjerr në pah hipokrizinë, indiferencën dhe justifikimin e devijimeve, nga poshtë deri lart në piramidën sociale.

Nga martesat e vajzave 12-vjeçare me burra të rritur, te ndarjet e shtratit mes gruas dhe dashnores, e deri te maskimi i perversitetit si “spiritualitet” në shtresat e pasura, Buzi shtron pyetjen: cili është llumi i vërtetë? 

Pa dhënë një përgjigje të thjeshtë, ajo na fton të reflektojmë: kur njëra shtresë nuk e fsheh dot mëkatin, dhe tjetra e filozofon – kush është realisht llumi?

Shkrimi i plotë:

Llumi* dhe Elita ndajnë të njëjtin (jo) moral. Llumi s’ka ç’të humbasë, ndaj s’ka frikë. Elita është aq e izoluar nga paraja dhe pushteti, sa ka humbur kontaktin me frikën.

Perversiteti tek Llumi nuk diskutohet si dëshirë ekstreme apo si fantazi e errët. Thjesht ndodh. 12-vjeçare që martohen me burra 30 vjeç. Mbesat që ngacmohen nga xhaxhallarët. Burra që ndajnë krevatin mes gruas dhe dashnores.

Askush nuk shqetësohet për gjykim. Sepse askush nuk i gjykon. Sepse askush mbi atë shtresë nuk ka realisht kontakt me ta. Llumi nuk i duhet askujt. As qeverive. Ekzistenca e tyre vlen më pak se e qenve të rrugës.

Tek Elita, perversiteti lind nga tepria. Normaliteti nuk josh se ka çmim të ulët. Sa më shumë distancohet nga realja, aq më të vegjël e të shitshëm i duken njerëzit. Elita e ka provuar që gjithçka blihet. Dhe nëse nuk blihet, heshtet.

Në fund të shoqërisë, perversiteti është rutinë. Në majë të saj, perversiteti është ceremoni.

Elita kërkon t’i japë kuptim devijimit të vet. Ta quajë “të merituar”. Ta filozofizojë si “takim me anën e errët”. Sa më shumë “elitarë” i nënshtrohen, aq më shumë e spiritualizojnë, në përpjekje për t’i shpëtuar ndërgjegjes. Jeffrey Epstein kishte ndërtuar një tempull në ishullin e tij.

Ghislaine Maxwell “gjuante” vajza në zonat më të varfra të Miamit, ku familjet jetonin në rulota. “They’re nothing. They’re trash.” Citohet në dokumente t’i ketë pohuar një shoqeje.

Llumi* nuk e diskuton perversitetin. Nuk e justifikon. As nuk përpiqet ta maskojë.

Elita e maskon me filozofi.

Po cili është llumi i vërtetë?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dalina Buzi (@dalinabuzii)

Shënim: Termi “Llumi" përdoret këtu si referencë ndaj mënyrës se si vetë elita i etiketojnë shtresat më të varfra të shoqërisë. “Llumi” është sinonimi më i afërt në shqip i termit “trash” në anglisht.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

"What is the real scum?" - a reflection by Dalina Buzi

“Cili është llumi i vërtetë?” – një
AI-generated photo

In a short but poignant piece, Dalina Buzi analyzes two extremes of the same society: the “scum,” as the elites call the poor, and the elites, who consider themselves exempt from moral responsibility. Her writing highlights hypocrisy, indifference, and justification of deviations, from the bottom to the top of the social pyramid.

From the marriages of 12-year-old girls to adult men, to bed-sharing between wives and lovers, to the disguise of perversion as "spirituality" among the wealthy, Buzi asks the question: who is the real scum? 

Without offering simple answers, it invites us to reflect: when one layer cannot hide sin, and the other philosophizes about it – who is really the scum?

Full text:

The Scum* and the Elite share the same (non)morality. The Scum has nothing to lose, so he is not afraid. The Elite is so isolated from money and power that he has lost touch with fear.

Perversion in Llumi is not discussed as an extreme desire or a dark fantasy. It just happens. 12-year-olds marrying 30-year-old men. Nieces being harassed by uncles. Men sharing a bed with their wives and mistresses.

Nobody worries about judgment. Because nobody judges them. Because nobody above that level has any real contact with them. Nobody needs the sludge. Not even governments. Their existence is worth less than that of street dogs.

In the Elite, perversion arises from excess. Normality does not seduce because it has a low price. The more it distances itself from reality, the smaller and more saleable people seem to it. The Elite has proven that everything can be bought. And if it is not bought, it is silent.

At the bottom of society, perversion is routine. At its peak, perversion is ceremony.

The elite seeks to give meaning to its own deviance. Call it “deserved.” Philosophize it as an “encounter with the dark side.” The more “elites” succumb to it, the more they spiritualize it, in an attempt to escape their conscience. Jeffrey Epstein had built a temple on his island.

Ghislaine Maxwell "hunted" girls in the poorest areas of Miami, where families lived in trailers. "They're nothing. They're trash," she is quoted in the documents as saying to a friend.

Llumi* does not discuss perversity. It does not justify it. Nor does it try to disguise it.

The elite disguises it with philosophy.

But who is the real scum?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dalina Buzi (@dalinabuzii)

Note: The term "Llumi" is used here as a reference to the way the elite themselves label the poorest layers of society. "Llumi" is the closest synonym in Albanian for the term "trash" in English.