
Bianca Sensori u shfaq me një veshje që të kujtonte menjëherë stilin ikonik të Kim Kardashian, teksa u fotografua në Beverly Hills e veshur me një trupore ngjyrë bezhë/nude, që nuk linte shumë vend për imagjinatën.
Veshja e saj ndezi një tjetër valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë e akuzuan Kanye West se po e vesh bashkëshorten si një “kopje” të ish-gruas.
“E shoh Kanye-n që e ka veshur fiks si Kim-in, madje duket sikur i ka vendosur edhe një paruke si të sajën”, shkroi dikush.
Të tjerë ngritën pikëpyetje mbi vetëvlerësimin e Bianca Sensorit, duke pretenduar se ajo ose nuk ndien se meriton më shumë, ose po shijon vëmendjen që i sjell stili provokues. Disa shkuan edhe më tej, me komente si:
“Ndoshta në shtëpi mban një maskë me fytyrën e Kim-it” apo “Ajo kurrë nuk do të jetë mjaftueshëm e mirë për të”.
Bianca Sensori ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për zgjedhjet e saj të guximshme të veshjes që nga martesa me Kanye West. Së fundmi, ajo u përball me kritika të forta pas një paraqitjeje në Spanjë, ku u fotografua me një bluzë të tejdukshme, duke zbuluar gjoksin. Edhe pse ligji katalanas e lejon që gratë të dalin në publik pa bluzë, shumë e konsideruan veshjen e saj si “të papërshtatshme”.
Çifti njihet për stilin e tyre të veçantë dhe shpesh provokues. Një nga paraqitjet më të diskutueshme të tyre mbetet ajo në tapetin e kuq të çmimeve Grammy në shkurt 2025, ku Bianca u shfaq me një fustan krejtësisht transparent.