Metropolitan

Pas telefonatës me fëmijët, Kanye West thotë se ka hequr dorë nga deklaratat antisemitike

Pas telefonatës me fëmijët, Kanye West thotë se ka hequr

Pas vitesh polemikash dhe deklaratash antisemitike, Kanye West ka kërkuar falje, duke theksuar se po përpiqet të ndryshojë. Të enjten, ai publikoi disa mesazhe në platformën X (ish-Twitter), duke deklaruar se i ka dhënë fund retorikës së urrejtjes.

“Kam mbaruar me antisemitizmin,” shkroi ai. “I dua të gjithë njerëzit. Zot, më fal për dhimbjen që kam shkaktuar. Edhe unë i fal ata që më kanë lënduar. Faleminderit Zot!”

Pas telefonatës me fëmijët, Kanye West thotë se ka hequr

Por çfarë e shtyu atë drejt këtij reflektimi?

Pas telefonatës me fëmijët, Kanye West thotë se ka hequr

Sipas vetë reperit, ishte një telefonatë me katër fëmijët e tij që e bëri të ndryshonte qëndrim dhe “e frymëzoi për të shpëtuar botën përsëri".

“Shpërndani paqe dhe dashuri,” shtoi ai.

Pas telefonatës me fëmijët, Kanye West thotë se ka hequr

Artisti 47-vjeçar më pas ndau me ndjekësit këngën e tij të re "Alive", në bashkëpunim me reperin YoungBoy Never Broke Again.

Një histori e gjatë me polemika

Kjo nuk është hera e parë që reperi kërkon falje. Në vitin 2023, ai shprehu keqardhje ndaj komunitetit hebre për komentet e tij të mëparshme, duke thënë:

“Nuk ishte qëllimi im të fyej apo poshtëroj askënd. Pendohem thellësisht për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar.”

Pavarësisht kësaj, qëndrimet e tij kanë vazhduar të jenë me të njëjtën retorikë antisemitike. Në vitin 2022, ai deklaroi se shihte “gjëra të mira te Hitleri”, teksa nisi edhe promovimin e veshjeve me simbole naziste, që më pas u ndaluan nga platformat përkatëse.

Në fillim të këtij muaji, kënga e tij e titulluar "Heil Hitler", u ndalua nga të gjitha platformat e transmetimit digjital, pasi përmbante gjuhë urrejtjeje.

Reagimet nga industria dhe ish-miqtë

Për shkak të sjelljes së tij, shumë partnerë në biznes kanë ndërprerë çdo lidhje me Kanye, përfshirë Adidas, Balenciaga dhe agjencinë e njohur të talenteve CAA.

Madje edhe miq dhe bashkëpunëtorë të dikurshëm kanë folur hapur për distancimin prej tij, duke mos u bërë palë më qëndrimet dhe deklaratat e tij.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!