
Babai i reperit të njohur si Stresi, Sali Lusha, ka përgënjeshtruar deklaratën e e aktorit, Rezart Veleshnja, i cili tha në emisionin “Jo veç Kullera” në Andale Media, se Arkimedi nuk ka marrë ende shumën e fituar nga eksperienca në “Big Brother VIP Kosova”.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga babai i këngëtarit, i cili për emisionin “Kosova Today” tha se Veleshnja ka shpifur.
“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar. Është shpifje dhe trillim, nuk e di nga kush e ka marrë.
E vërteta është që lekët e "BBVK" i kam tërhequr unë personalisht dhe jam marrë vetë me të gjitha veprimet financiare,”- u shpreh Lushaj.
Ai nënvizoi se gjërat janë bërë sipas kontratës me produksionin dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Gjatë intervistës, aktori Rezart Veleshnja pretendoi se Stresi nuk kishte marrë ende 60 mijë euro nga shuma totale e fituar. Kjo deklaratë ngriti dyshime mbi korrektësinë e produksionit.
Deklaratën e tij e gjeni në intervistën mëposhtë: