Showbiz

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?
Në foto: Ledri Vula, Bes Kallaku dhe tatuazhet e tyre

Njerëzit njihen, dashurohen, premtojnë përjetësinë dhe bëjnë akte të bukura dashurie, si tatuazhet dedikuar partnerëve.

Për shumë arsye, disa histori nuk kanë fundit e përrallave: ato jetuan të lumtur përgjithmonë, ndaj…ndahen.

Por, ç’ndodh më pas?

Disa vendosin të fshijnë/mbulojnë tatuazhet që i kanë dedikuar ish-partnerëve, ndërsa disa të tjerë mendojnë së gjithçka që përjetojmë ndikon në atë që jemi, ndaj si dëshmi të këtij parimi, nuk i fshijnë as gjurmët e një dashurie që merr fund.

Por, çfarë tregon kjo për ju?

Le të ndalemi në dy shembuj konkretë: Besi dhe Ledri.

Ledri tregoi në një intervistë për “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin se ka të shkruar datëlindjen e ish-partneres së tij, Sara Hoxha, në krah. Ndonëse janë ndarë, ai theksoi se nuk ka ndërmend ta heqë këtë tatuazh, pasi i kujton një pjesë të vetes.

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

Nga ana tjetër, Besi ka zgjedhur të kundërtën. Dikur ai mbante në këmbë një tatuazh me inicialet B&XH, pra Besi dhe Xhensila, të cilin ka vendosur ta mbulojë.

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

A do ta fshije një tatuazh për një ish të dashur? Zgjedhja jote tregon shumë për mënyrën si e shikon dashurinë, ndarjet dhe kujtimet.

Nëse zgjedh Ledrin – “Do e mbaja tatuazhin”

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

Tregon se je:

Njeri reflektiv/e – E shikon të kaluarën si pjesë formuese të identitetit tënd.

I/e hapur emocionalisht – Nuk ke frikë të pranosh që dikur ke dashur fort.

Nostalgjik/e – Kujtimet për ty kanë vlerë, edhe kur nuk janë më aktive.

I/e pjekur emocionalisht – Nuk e mohon një marrëdhënie vetëm sepse ka përfunduar.

Besnik/e ndaj përjetimeve – Për ty, çdo gjë që ka ndodhur ka ndihmuar të jesh ku je sot.

Nëse zgjedh Besin – “Do e fshija tatuazhin”

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

Tregon se je:

Pragmatist/e – I sheh gjërat me sy praktik: nëse s’është më pjesë e jetës, pse ta mbash?

I/e qartë me kufijtë emocionalë – Kur mbaron diçka, për ty duhet të mbarojë edhe simbolikisht.

I/e orientuar drejt së ardhmes – Nuk do të mbetesh peng i së shkuarës.

Mbrojtës/e emocionalisht – Fshirja e tatuazhit mund të jetë mënyra jote për të mos e lejuar dhimbjen të zvarritet.

Diskret/e – Ndoshta nuk do që partnerët e rinj të ndihen në siklet.

Poll

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Tattoos for the ex: Are you Ledri or Besi?

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?
In the photo: Ledri Vula, Bes Kallaku and their tattoos

People meet, fall in love, promise eternity, and make beautiful acts of love, like tattoos dedicated to their partners.

For many reasons, some stories don't have fairy tale endings: they lived happily ever after, so...they part ways.

But what happens next?

Some decide to erase/cover up tattoos they have dedicated to ex-partners, while others believe that everything we experience affects who we are, so as proof of this principle, they don't even erase the "traces" of a love that ends.

But what does this tell you?

Let's focus on two concrete examples: Besi and Ledri.

Ledri emphasized in an interview that he has the birthday of his ex-partner, Sara Hoxha, written on his arm. Although they have broken up, he emphasized that he has no intention of removing this tattoo, as it reminds him of a part of himself.

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

On the other hand, Besi has chosen the opposite. He once had a tattoo on his leg with the initials B&XH, meaning Besi and Xhensila, which he has decided to cover up.

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

Would you remove a tattoo for an ex? Your choice says a lot about how you view love, breakups, and memories...

If I choose Ledri – “I would keep the tattoo”

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

It shows that you are:

Reflective person – You see the past as a formative part of your identity.

Emotionally open – You are not afraid to admit that you once loved deeply.

Nostalgic – Memories have value for you, even when they are no longer active.

Emotionally mature – Doesn't deny a relationship just because it's over.

Faithful to experiences – For you, everything that has happened has helped you be where you are today.

If I choose Besi – "I would erase the tattoo"

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

It shows that you are:

Pragmatist – You see things with a practical eye: if it's no longer a part of your life, why keep it?

Clear with emotional boundaries – When something ends, it should also end symbolically for you.

Future-oriented – You will not remain a hostage to the past.

Emotionally protective – Removing the tattoo may be your way of not letting the pain linger.

Discreet – Maybe you don't want new partners to feel embarrassed.