Health

Beyonce me trup të ndryshuar

Ish balerina e cila është trajnere mes të tjerësh dhe e Madonës, thotë se Beyonce ka punuar me muskujt në lëvizje 360 gradëshe dhe jo lineare.

Trupi dukshëm i dobësuar i Beyonce pas performancës së saj në Grammy’s para disa ditësh, u bë objekt diskutimi dhe polemikash.Nicole Winhoffer ka treguar se si këngëtarja 32 vjeçare ka arritur të hollohet kaq shumë pa humbur format e saj.

Ajo ka thënë për Mail Online se “Ti japësh formë muskujve në 360 gradë është e rëndësishme për të ruajtur një siluetë femërore, sesa ushtrimet lineare që bën kur përdor veglat në palestër.”

Kontribut për trupin e ri të këngëtares, ka dhënë pa dyshim dhe dieta vegane 22 ditore, që ajo ka bërë me bashkëshortin e saj Jay-Z, në Dhjetor.

Dieta me bazë bimore, përfshinte ushqime me pak kalori, fruta pylli, perime të freskëta dhe të gjalla dhe humuse të ndryshme.

Winhoffer ka thënë se trupi i Beyonce ka pësuar një ndryshim nga masa muskulore që kishte vitin e kaluar.
“Mund të shohësh një ndryshim të madh nga viti i kaluar. Ajo përfaqëson fuqinë femërore dhe e çliron atë në skenë, trupi i saj është më i lehtë, i zgjatur dhe më e rëndësishmja më femëror.

Gjithashtu ka ruajtur format në vendet e duhura, që është një gjë shumë e rëndësishme. Ky është sekreti për çdo humbjeje në peshë, të dobësohesh ndërkohë që mbeten format.”

Winhoffer, ka bërë të njëjtën gjë me Madonën, të cilën e stërvit prej 5 vitesh. Që kur kanë filluar të punojnë bashkë, trupi i Madonës është bërë më elegant dhe me më pak muskuj.

 


Burimi: DailyMail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb