Një avion i vogël pasagjerësh në Nepal që u zhduk me 23 persona në bord, është gjendur i rrëzuar në xhungël sipas mediave lokale. Mësohet se avioni është shkatërruar plotësisht dhe sipas policisë, nuk ka asnjë të mbijetuar.
Mjeti i kompanisë “Tara Air”, është zhdukur gjatë së mërkurës, 18 minuta pasi kishte nisur fluturimin. Piloti ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit. Mbetjet e tij janë gjetur 4 orë më pas, në një xhungël në zonën Kekarko Butta.
“Avioni ishte në flakë dhe ende po digjet,” ka thënë zëdhënësi i policisë. Ai ishte nisur nga Pokhara në drejtim të Jomson ku ndodhet një resort turistik tepër i njohur. Ky udhëtim bëhet vetëm nëpërmjet avionëve të vegjël të cilët kalojnë midis maleve.
Burimi: Independent/ Përshtati: Kristi Tashi