Një ditë pasi prodhuesi amerikan i çokollatave "Mars Inc" njoftoi tërheqjen nga tregu të çokollatave Mars dhe Snicers, ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ai ka urdhëruar tërheqjen nga tregu shqiptar të çokollatave Snickers, Mars dhe Milky Way. Ky urdhër i është dërguar të gjitha drejtorive rajonale për të zbatuar vendimin.
Tërheqja nga tregu vlen për çokollatat që e kanë datën ne skadencës nga 19.06.2016-08.01.2017 pasi u denoncua se në to ishin gjetur copëza plastike (lexo ketu). Pasi u ndalua shitja e këtij produkti në 53 shtete të tjera, emisioni investigativ "Stop" denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se këto çokollata bliheshin lehtësisht kudo në Tiranë dhe se nuk ishin ndaluar pavarësisht alarmit të dhënë.
Burimi: BalkanWeb