Metropolitan

Ashton Kutcher flet për çrregullimin prej të cilit humbi shikimin, dëgjimin dhe aftësinë për të ecur

Ashton Kutcher flet për çrregullimin prej të cilit humbi
Photo Credits: Wire Image

Ashton Kutcher zbuloi se një çrregullim autoimun e la atë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur.

“Dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit që, më dëmtoi shikimin, dëgjimin dhe gjithë ekuilibrin tim,” tha Kutcher, 44 vjeç, në një teaser të reality-t "Running Wild with Bear Grylls: The Challenge".

Aktori tha se atij iu desh rreth një vit për të rindërtuar çdo humbje.

Vaskuliti është një çrregullim autoimun shumë i rrallë që mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut, duke rezultuar në qarkullim të kufizuar të gjakut. (via Mayo Clinic).

"Vërtet që ne nuk e vlerësojmë diçka, derisa na zhduket. Nuk e dija nëse do isha në gjendje të shihja përsëri, të dëgjoja apo të ecja prapë. Jam me fat që jam gjallë."

Tani i rikuperuar plotësisht nga frika e tij e tmerrshme shëndetësore, aktori i "No Strings Attached" tha se nuk lejon që asnjë sfidë të qëndrojë në rrugën e tij të suksesit.

"Në momentin kur filloni t'i shihni pengesat tuaja si gjëra që janë krijuar për ju, për t'ju dhënë atë që ju nevojitet, atëherë jeta fillon të duket argëtuese, apo jo?" tha Kutcher, i cili ka dy fëmijë me bashkëshorten Mila Kunis. "Ju filloni të bëni sërf mbi problemet tuaja në vend që të jetoni nën to."

Qasje interesante dhe shpresëdhënëse ndaj vështirësive të jetës, që dukshëm janë të pashmangshme, edhe nëse je i famshëm, i suksesshëm dhe i pasur.

Burimi: Page Six

REELS

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Ashton Kutcher talks about the disorder that caused him to lose his sight, hearing and ability to walk

Ashton Kutcher flet për çrregullimin prej të cilit humbi
Photo Credits: Wire Image

Ashton Kutcher revealed that an autoimmune disorder left him without the ability to see, hear or walk.

"Two years ago, I had this weird, super rare form of vasculitis that messed up my vision, my hearing, knocked out my whole balance," Kutcher, 44, said in a teaser for the reality show "Running Wild with Bear Grylls: The Challenge".

The actor said it took him about a year to rebuild any losses.

Vasculitis is a very rare autoimmune disorder that can cause inflammation of blood vessels, resulting in restricted blood flow. (via Mayo Clinic)

"It's true that we don't appreciate something until it's gone. I didn't know if I'd ever be able to see, hear or walk again. I'm lucky to be alive."

Now fully recovered from his horrific health scare, the No Strings Attached actor said he doesn't let any challenge stand in his way of success.

"The moment you start seeing your obstacles as things that were created for you, to give you what you need, that's when life starts to look fun, right?" said Kutcher, who has two children with wife Mila Kunis. "You start surfing over your problems instead of living under them."

Interesting and hopeful approach to life's difficulties, which are apparently inevitable, even if you are famous, successful and rich.

Source: Page Six

----ashton-kutcher-flet-per-crregullimin-prej-te-cilit-humbi-shikimin-degjimin-dhe-aftesine-per-te-ecur