Metropolitan

Nga ish-kunata në shoqe të ngushta! Selena flet për miqësinë me Taylor Swift

Nga ish-kunata në shoqe të ngushta! Selena flet për
Getty

 
Selena Gomez na ka treguar ca detaje për miqësinë e saj me Taylor Swift! Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare u shfaq në podkastin “Therapuss with Jake Shane” dhe tregoi se si ajo dhe ylli i muzikës pop u “afruan më shumë” pas ndarjeve që patën me vëllezërti Jonas – specifikisht me Nick dhe Joe.

Nga ish-kunata në shoqe të ngushta! Selena flet për

“Unë dhe Taylor ishim të lidhura me vëllezërit Jonas”, i tha Sel moderatorit, duke shpjeguar edhe se si u njohën.

“Unë isha me Nick dhe ajo me Joe. Gjithçka ishte shumë e ëmbël…ishim të reja. Tani, të gjithë e njohim dhe e duam njëri-tjetrin dhe kjo situatë është shumë e këndshme. Nuk e dinim çfarë po bënim. Unë dhe ajo themi gjithnjë se gjëja më e mirë që kemi marrë nga ato lidhje ishte miqësia që kemi krijuar me njëra-tjetrën”.

Nga ish-kunata në shoqe të ngushta! Selena flet për

Ylli i “Only Murders in the Building” shtoi se ajo ishte rreth 15 vjeç dhe Taylor rreth 18 vjeç kur dolën me Nick (tani 32) dhe Joe (tani 35) dhe kujtoi atë kohë si periudhën “kur Taylor kishte flokët kaçurrela që nuk i bindeshin dhe kishte gjithë ato byzylykë, aq shumë sa i shkonin deri lart te krahu”.

Nga ish-kunata në shoqe të ngushta! Selena flet për
 
Selena tha se që atëherë, të dyja u bënë “mike të ngushta” sepse “u lidhën përmes ndarjeve, siç ndodh shpesh mes vajzave.”

“Dhe që atëherë kemi qëndruar pranë njëra-tjetrës në të gjitha ngritjet dhe uljet që erdhën më pas dhe ja ku jemi, 16 vjet më vonë,” shtoi Sel.

Më tej, ajo foli për muzikën dhe këngën e parë që Tay i tregoi:

"Besoj se “Love Story” ishte kënga e parë që më ka treguar. Po, ishim në një dhomë hoteli dhe e kujtoj shumë qartë, ishte një nga ato këngët që sapo e dëgjova mendova menjëherë: “kjo është një nga këngët më të bukura që kam dëgjuar ndonjëherë.”

Nga ish-kunata në shoqe të ngushta! Selena flet për

Më pas Jake Shane tha: “Wow, nuk mund ta besoj që e ke dëgjuar ‘Love Story’ para se të dilte,” dhe Selena u përgjigj: “E di, ishte kaq e ëmbël”.
 
Gjatë viteve, të dyja kanë treguar vazhdimisht mbështetje për njëra-tjetrën; që nga brohoritjet në çmimet dhe arritjet muzikore, deri te dashuria që kanë treguar nëpër festa ditëlindjesh dhe lidhjet e tyre. Selena është e lidhur me Benny Blanco, 37 vjeç dhe Tay do të jetë “vajza e luleve” në dasmën e tyre. Taylor, nga ana tjetër, është e lidhur me sportistin Travis Kelce.
 

REELS

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

----news/83715/nga-ish-kunata-ne-shoqe-te-ngushta-selena-flet-per-miqesine-me-taylor-swift-i83715