Metropolitan

Aludimet se P.Diddy e ka goditur me shpullë: Reagon e ëma e reperit

Aludimet se P.Diddy e ka goditur me shpullë: Reagon e ëma e reperit

Nëna e Sean “Diddy” Combs, Janice Combs, mohoi që reperi ta ketë keqtrajtuar, ndryshe nga ajo që njerëzit panë në dokumentarin e Netflix, “Sean Combs: The Reckoning”, i cili u publikua më 2 dhjetor 2025.

Aludimet se P.Diddy e ka goditur me shpullë: Reagon e ëma e reperit

“Po shkruaj këtë deklaratë për të korrigjuar disa nga gënjeshtrat e paraqitura në dokumentarin e Netflix, “Sean Combs: The Reckoning”, i publikuar më 2 dhjetor 2025. Këto pasaktësi, lidhur me rritjen dhe jetën familjare të djalit tim Sean janë bërë qëllimisht për të ngatërruar shikuesit dhe për të dëmtuar më tej reputacionin tonë,” tha Janice, 85 vjeç, në një deklaratë ekskluzive për “Deadline”.

Ajo u shpreh gjithashtu se pretendimet e bashkëthemeluesit të “Bad Boy Records”, Kirk Burrowes, se Sean “goditi” me shpullë të ëmën ndërsa diskutonin për incidentin e vitit 1991, ku 9 persona humbën jetën në “City College”, ishin “krejt të pasakta dhe të rreme”.

“Ajo ishte një ditë shumë e trishtë për të gjithë ne. Përdorimi i kësaj tragjedie për të përfshirë narrativa të rreme, pas përpjekjeve që ka bërë më parë dhe kanë rezultuar të dështuara, si dhe ato aktualet, me qëllim që të marrë atë që nuk i përket (referuar “Bad Boy Records” janë të gabuara, të papranueshme dhe fyese. Po kërkoj që këto shtrembërime, gënjeshtra dhe deklarata të rreme të tërhiqen publikisht”, bëri thirrje e ëma e reperit.

Aludimet se P.Diddy e ka goditur me shpullë: Reagon e ëma e reperit

Në dokumentarin “Reckoning,” i prodhuar nga armiku kryesor i Sean, 50 Cent, Burrowes, i cili themeloi “Bad Boy Entertainment” me Diddy-n në fillim të viteve ’90, pretendoi se ishte dëshmitar i momentit kur reperi goditi Janice-n.

“Pashë Janice-n duke e pyetur Sean [rreth së ardhmes së tij]. Ai po hynte në këtë industri. Sapo kishte lënë shkollën dhe ndodhi ajo tragjedi ekstreme,” kujtoi Burrowes, duke shtuar: “Ajo i tha, ‘A more vendimin e duhur?’ Dhe pashë që ai i vuri duart mbi të. E quajti ‘k*rvë dhe e goditi,” pretendoi producenti i muzikës.

Burrowes ka ngritur disa padi ndaj Sean, nënës së tij Janice dhe të tjerëve, duke pretenduar keqtrajtimin seksual, dhunën fizike, mashtrimin financiar dhe një komplot për të marrë pjesën e tij të pronësisë në kompaninë “Bad Boy”.

Aludimet se P.Diddy e ka goditur me shpullë: Reagon e ëma e reperit
 
Burrowes pretendon se në vitin 1996, Sean, i cili thuhet se mbante një shkop bejzbolli, e detyroi atë të firmoste për të dhënë 25% të pjesës së pronësisë në “Bad Boy Entertainment”. Ai gjithashtu ka paditur Janice-n për komplot të supozuar për të marrë kontrollin e pjesës së tij dhe fshehjen e mashtrimit në mënyrë të paligjshme.

Aludimet se P.Diddy e ka goditur me shpullë: Reagon e ëma e reperit
 
Në mars, Kirk akuzoi reperin e “I’ll Be Missing You” për një “model të thellë shqetësues” të keqtrajtimit, duke përfshirë afrime seksuale të padëshiruara, vojeurizëm të detyruar, presion fizik dhe nënshtrim të detyruar midis viteve 1995 dhe 1996.
 
Në një deklaratë, ekipi ligjor i Sean mohoi pretendimet e Kirk.

 

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.