Metropolitan

Sydney Sweeney reagon për herë të parë pas debatit për reklamën e xhinseve: “Duhet të kisha folur”

 Sydney Sweeney reagon për herë të parë pas debatit për

Aktorja Sydney Sweeney është shprehur se duhet t’i kishte adresuar më parë polemikat e shumta rreth reklamës së saj për markën e xhinseve “American Eagle”. Asokohe u përfol se aktorja po promovonte eugjenikën*. Sydney theksoi se mosreagimi i saj për këtë çështje thelloi ndarjen mes njerëzve.
 
Shpjegim: Eugjenika* - një teori dhe praktikë pseudo-shkencore, shumë e diskutueshme dhe e rrezikshme, e cila synon të “përmirësojë” cilësitë gjenetike të një popullsie përmes kontrollit të riprodhimit.
 
Sydney Sweeney, e cila u bë e njohur në “Euphoria”, serial nga HBO dhe që prej atëherë është shndërruar në një yll, tha për “Pople” se qëndroi në heshtje gjatë këtij debate, në të cilin ndërhyri edhe Donald Trump.
 
Aktorja tha se “e ka kuptuar që heshtja e saj lidhur me këtë çështje vetëm sa e ka thelluar ndarjen, jo e ka mbyllur atë”, duke shtuar se ajo është “kundër urrejtjes”.

“Ishtë me të vërtetë i befasishëm reagimi,” shtoi Sweeney. “E bëra sepse më pëlqejnë xhinset dhe më pëlqen marka. Nuk mbështes pikëpamjet që disa njerëz vendosën t’i lidhin me fushatën. Shumëkush më ka atribuar motive dhe etiketa që thjesht nuk janë të vërteta.”

Më tej, tha:

“Kushdo që më njeh e di që unë gjithmonë përpiqem t’i bashkoj njerëzit. Jam kundër urrejtjes dhe përçarjes. Shpresoj që ky vit i ri të sjellë më shumë fokus te ajo që na lidh, sesa te ajo që na ndan”, përfundoi aktorja.

Fushata “Sydney Sweeney has great jeans” u lançua në verë dhe ishte një sukses i madh për markën. Aksionet e American Eagle u rritën gjithashtu me 30%.
 
Por përdorimi nga kompania i një modeleje bionde, me sy blu, që thoshte “ka gjene/xhinse fantastike”, u kritikua si bartëse e nënkuptimeve eugjenike dhe si “një shenjë ndaj supremacisë së bardhë”.
 
Disa përdorues në rrjetet sociale e krahasuan reklamën me “propagandë naziste”; ndërsa një shkrimtar e përshkroi si “një mesazh direkt nga laboratori ku gatuajnë patogjenë të luftës kulturore”. Trump e quajti fushatën “reklama më e nxehtë e momentit”.
 
Marka nuk u kritikua vetëm nga e majta politike, revista financiare “Forbes” argumentoi se ajo duhet ta “rishqyrtojë” fushatën. Publikimi raportoi gjithashtu se vizitat në dyqanet “American Eagle” ranë me 9% deri në fund të verës.

 

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.