Metropolitan

U përfol se pinte alkool të përgatitur vetë në qeli: Reagon P.Diddy

U përfol se pinte alkool të përgatitur vetë në qeli:
P.Diddy

Sean Diddy Combs ka mohuar akuzat se është kapur duke konsumuar alkool gjatë dënimit në burgun federal “Fort Dix Federal Correctional Institute”. Ekipi i tij, “Bad Boy Records”, kanë bërë një reagim në X, duke u shprehur se zërat janë të pavërtetë.

“Thashethemet që pretendojnë se z. Combs është kapur me alkool janë plotësisht të pavërteta.  Fokusi i tij i vetëm është të bëhet versioni më i mirë i vetes dhe të rikthehet te familja e tij”, thuhet në deklaratë.

Ekipi i Combs reagoi pas raportimeve se ai P.Diddy ishte akuzuar se konsumonte pije alkoolike të përgatitur vetë me sheqer, Fanta dhe mollë të fermentuara. Megjithëse burimi për TMZ u shpreh se producenti kishte probleme me autoritetet e burgut, sërish një person i brendshëm i institucionit tha se nuk kishte informacion mbi këto akuza.

U përfol se pinte alkool të përgatitur vetë në qeli:
 
Përfaqësuesi i Combs i tha gjithashtu Page Six se artisti është “i përqendruar në përshtatjen me mjedisin, në punën me veten dhe përmirësimin e tij”, pas transferimit në burgun e ri në fund të muajit të kaluar.

“Si çdo person i njohur që hyn në një ambient të ri, do të qarkullojnë shumë thashetheme dhe histori të ekzagjeruara gjatë qëndrimit të tij aty; shumica e tyre të pavërteta. Kërkojmë që njerëzit t’i japin atij privatësinë për t’u përqendruar në rritjen personale me qetësi dhe qëllim.”

Diddy, 56 vjeç, kishte deklaruar se ishte “i pastër për herë të parë pas 25 vitesh”, përpara se të dënohej me 4 vite e 2 muaj burg, muajin e kaluar.

U përfol se pinte alkool të përgatitur vetë në qeli:
 
Në një letër drejtuar gjyqtarit Arun Subramanian, ai shkruante:
 
“Jam në një rrugëtim që kërkon kohë dhe punë të vështirë. Jam krenar të them se po punoj më shumë se kurrë më parë. Jam i përkushtuar të mbetem një person i lirë nga droga, dhuna dhe se pranë paqes. Falënderoj Zotin që jam më i fortë, më i mençur, i pastër dhe i kthjellët. Zoti nuk bën gabime!”.
 
Si pjesë e dënimit, Diddy u urdhërua gjithashtu të marrë pjesë në programe për shëndetin mendor dhe rehabilitim nga varësitë, si dhe të paguajë një gjobë prej 500,000 dollarësh.

U përfol se pinte alkool të përgatitur vetë në qeli:
 
Ai u arrestua fillimisht në New York në shtator të vitit 2024 dhe u shpall fajtor në korrik 2025 për akuzën e “transportimit me qëllim përfshirjeje në prostitucion”. Në atë kohë, bashkëthemeluesi i “Revolt” mbahej pa të drejtë lirimi me kusht në “Metropolitan Detention Center” në Brooklyn.
 
Sean Diddy Combs pritet të lirohet nga burgu më 8 maj të 2028-s.

 

REELS

Vlerësojini gratë sa i keni në këtë jetë.

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.