Health

Agjencia Europiane e Barnave flet për vaksinën Oxford/AstraZeneca

Agjencia Europiane e Barnave flet për vaksinën Oxford/AstraZeneca

Rregullatori i ilaçeve në Europë ka reaguar pas zërave në rritje për efektet anësore të vaksinës së Oxford/AstraZeneca duke thënë se përfitimet i tejkalojnë rreziqet, fill pasi katër vende të mëdha të BE njoftuan se po pezullonin përdorimin e saj.

Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja ndaluan përkohësisht vaksinën pasi raportuan incidente gjakderdhjeje, mpiksje gjaku dhe një numër të ulët të trombociteve të gjakut në disa njerëz që kishin marrë vaksinën AstraZeneca.

Agjencia Europiane e Barnave tha në një deklaratë se "shumë mijëra njerëz zhvillojnë mpiksje gjaku në vit në BE për arsye të ndryshme" dhe se numri i incidenteve tek njerëzit e vaksinuar "duket se nuk është më i lartë se ai që shihet në popullatën e përgjithshme".

EMA tha se po punon me AstraZeneca-n dhe rregullatorët kombëtar të shëndetit, duke përfshirë Agjencinë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në Mbretërinë e Bashkuar, ku 11 milionë njerëz kanë bërë vaksinën, për të analizuar të gjitha të dhënat në dispozicion dhe për të përcaktuar nëse vaksina mund të ketë ndikuar.

MHRA, që mbledh raporte të efekteve anësore mbi ilaçet dhe vaksinat në Mbretërinë e Bashkuar përmes skemës së saj të "kartonit të verdhë", tha për Guardian se kishte marrë më shumë njoftime deri më 28 shkurt për mpiksjen e gjakut nga vaksinat Pfizer/BioNTech sesa Oxford/AstraZeneca - 38 kundrejt 30 - megjithëse asnjëra nuk tejkalon nivelin e pritur në popullatë.

Komiteti i EMA-s do të mblidhet të martën (16 mars) për një vendim të mëtejshëm.

Burimi: Guardian, EMA

REELS

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

The European Medicines Agency talks about the Oxford / AstraZeneca vaccine

Agjencia Europiane e Barnave flet për vaksinën Oxford/AstraZeneca

Europe's drug regulator has reacted to growing rumors about the side effects of the Oxford / AstraZeneca vaccine, saying the benefits outweigh the risks, as four major EU countries announced they were suspending use.

Germany, France, Italy and Spain temporarily stopped the vaccine after reporting incidents of bleeding, blood clots and a low platelet count in some people who had received the AstraZeneca vaccine.

The European Medicines Agency said in a statement that "many thousands of people develop blood clots every year in the EU for various reasons" and that the number of incidents in vaccinated people "does not appear to be higher than that seen in the general population ".

EMA said it is working with AstraZeneca and national health regulators, including the UK Drugs and Health Products Regulatory Agency (MHRA), where 11 million people have been vaccinated, to analyze all available data and to determine if the vaccine may have been affected.

The MHRA, which collects reports of side effects on medicines and vaccines in the UK through its "yellow card" scheme, told the Guardian it had received more reports by 28 February of blood clots from Pfizer / BioNTech vaccines than Oxford / AstraZeneca - 38 vs. 30 - although none exceed the expected level in the population.

The EMA committee will meet on Tuesday (March 16th) for a further decision.

Source: Guardian, EMA