Një 19-vjeçar nga një fshat i Korçës ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur po nga Korça, duke e lënë atë shtatzënë.
Abuzimi seksual dyshohet të ketë ndodhur në muajin qershor të vitit 2014, pasi vajza 13-vjeçare aktualisht është në muajin e shtatë e shtatzënisë.
E ëma e vajzës, 35-vjeçarja me inicialet E.L., e ka denoncuar 19-vjeçarin në policinë e Korçës.
Policia është vënë në kërkim të djalit nga fshati Gjenomadh i Korçës, i cili aktualisht jeton në Laç.
Mësohet se 13-vjeçarja e ka mbajtur të fshehur ngjarjen për shkak të opinionit. Ajo ka tentuar të abortojë, por mjekët nuk e kanë lejuar diçka të tillë pasi ajo është në muajin e 7.
Burimi: Shekulli Online