
20-vjeçari A.L., me origjinë shqiptare dhe banues në Staten Island, u arrestua në Florida së bashku me nënën e tij, me iniciale V.V., pasi u akuzua si shkaktari i një aksidenti tragjik në Garden State Parkway, New Jersey.
Ngjarja ndodhi më 14 qershor, kur sipas hetimeve, A.L. po garonte me një makinë BMW X3 kundër një tjetre BMW M5 të drejtuar nga shtetasi amerikan J.O.. Përplasja fatale shkaktoi vdekjen e A.H., 20 vjeç, gjithashtu me origjinë shqiptare dhe banues në Staten Island, ndërsa një tjetër pasagjer mbeti i plagosur rëndë.
Hetuesit thonë se pas aksidentit, A.L. nuk u ndal për të ndihmuar, por tentoi të largohej nga shteti, duke udhëtuar drejt Floridës me nënën e tij. Dyshja u ndalua më 17 korrik afër Miami-t, ku sipas autoriteteve, ata kishin planifikuar të fshiheshin për të shmangur arrestimin.
Lista e akuzave ndaj A.L. është e gjatë: vrasje nga pakujdesia në shkallën e parë, vrasje me automjet, largim nga vendngjarja me pasoja fatale, rrezikim i të tjerëve, drejtim automjeti me patentë të pezulluar dhe falsifikim dokumentesh.
Edhe nëna e tij dhe dy persona të tjerë, që mendohet se kanë qenë dy pasagjere vajza, prezente gjatë ngjarjes, përballen me akuza për fshehje dhe ndihmë pas krimit.
Burimi: MyCentralJersey