News

13-vjecarja në Gjermani shpiku përdhunimin nga refugjatët

Një 13-vjeçare ruso-gjermane ka pranuar se ka shpikur një histori rrëmbimi dhe përdhunimi nga emigrantët. Sipas prokurorëve kjo histori shkaktoi një zhurmë të madhe në Gjermai dhe një mosmarrëveshje midis policisë së Berlinit dhe Kremlinit.

Prindërit e adoleshentes së quajtur Lisa denoncuan humbjen e saj në 11 janar pasi nuk u paraqit në shkollë. Ajo u shfaq 30 orë më vonë me lëndime në fytyrë dhe u tha prindërve se u sulmua nga disa meshkuj që nga pamja dukeshin si nga Lindja e Mesme ose afrikano-verior. Lajmi për këtë incident u përhap menjëherë në mediat sociale dhe shkaktoi zemërim në komunitetin ruso-gjerman në Berlin.

Mirëpo, kur u pyet nga specialistët tre ditë më vonë “ajo pranoi menjëherë se historia e përdhunimit nuk ishte e vërtetë,” tha zëdhënësi i prokurorisë, Martin Steltner. Ai tregoi se adoleshentja ishte e frikësuar të shkonte në shtëpi pasi shkolla kishte kontaktuar me prindërit e saj për një incident të ndodhur aty.

Mirëpo pretendimet e vajzës shkaktuan shumë debat në Berlin, veçanërisht pas sulmeve seksuale masive nga emigrantët që u denoncuan në Këln në natën e Vitin e Ri. Një grup nga komuniteti rus-gjerman dhe partia Kombëtare Demokratike dolën në protestë. Ngjarja u përkeqësua kur në një raportin në një televizion shtetëror rus thuhej se të afërmit e vajzës pretendojnë se ngjarja nuk është hetuar. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kritikoi autoritetet në Berlin. “Lajmi se ajo ishte zhdukur u mbajt i fshehtë për një kohë të gjatë,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Regjistrimet që dolën nga analizimi i telefonit të adoleshentes treguan se ajo e kaloi natën me një mik i cili nuk po trajtohet si i dyshuar. Nëna e saj tha për revistën “Der Spiegel” të dielën se Lisa është bërë shumë keq dhe se po trajtohet në një spital psikiatrik.

Burimi: The Guardian; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb