Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë, përfshirë edhe pesë punëtorë të OKB-së, në një sulm pengmarrës në një hotel në qytetin qendror të Malit, Sevare.
Katër punonjës të tjerë të OKB-së mbijetuan duke u fshehur në dollape për gati 24 orë derisa sulmi u zbulua. Të dyshuarit e armatosur islamistë u tërhoqën në hotel, pasi sulmuan një bazë ushtrie aty pranë. Rrethimi përfundoi pasi trupat qeveritare sulmuan ndërtesën.
Asnjë grup nuk ka pranuar sulmin ende.
Së paku tre nga personat e armatosur kanë vdekur dhe shtatë janë arrestuar, ndërsa pesë nga ushtarët malian që u kundërpërgjigjën, janë vrarë në sulm.
Burimi: BBC