Në videon prezantuese të sezonit të ri televiziv në Tv Klan, emisioni i të shtunave mbrëma “Xing me Ermalin” mungon, gjë që ngriti dyshime se thashethemet që qarkullojnë prej kohësh se kontrata e Tv Klan me “Xing me Ermalin” nuk do të rinovohet janë të vërteta.
Megjithatë, në një komunikim me ndjekësit në Instagram, faqja zyrtare e Klanit konfirmon se “Xing me Ermalin” nuk do të jetë,
por në një tjetër koment shton se “nuk do të jetë në këtë sezon”. Burime pranë Revista Class shprehen se “Xing me Ermalin” do të nisë në sezonin televiziv në janar.
Orari prime time i të shtunës do t’i besohet spektaklit më të ri “Klanifornia Show”, i cili do të moderohet nga Marina Vjollca.
Përsa i përket programeve, në shtator në Tv Klan do të transmetohen për herë të parë serialet “Narcos” dhe House of Cards” dhe do të vazhdojnë ato turke si “Ironia e fatit”, “Ertugrul”, “Cukur” etj. Rikthehet “Opinion”, “Zonë e Lirë”, “Stop”, “Rudina”, “E diela Shqiptare” dhe “Aldo Morning Show”. Po kështu nuk do të mungojnë “Dance with me”, “Familja”, “Sfida e gatimit” , “Jo vetëm modë”, “Check-In” dhe “Histori shqiptare”.
View this post on Instagram