Të gjithë jemi të vetëdijshëm që fëmijëria e fillim viteve 2000 nuk ngjan fare me këtë të fëmijëve të sotëm. S'kishim kohë për kompjutera, për internet, iPhone-a e s'na e merrte mendja që dekada më vonë do të ekzistonte diçka e tillë si Tik Tok, ku mjeshtra do të ishin adoleshentët.
Dikur, argëtimi ynë varej nga fuqia e imagjinatës dhe po, ishim të lumtur. Aq të lumtur sa kur t'ju kujtojmë përmes një listë gjithë gjërat e çuditshme që bënim ato vite, do qani dhe do qeshni në të njëjtën kohë.
#1. Ky lloj argëtimi vazhdon të jetë shumë konfuzues
Nuk e dimë pse e bënim, por atëherë na dukej interesante.
#2. Telefoni i shtëpisë ishte super argëtues!
Ku njohin fëmijët e sotëm një "telefon shtëpie"? Asokohe, kur mbaronte loja jashtë fillonte argëtimi me telefonin e shtëpisë. Formonim numra të ndryshëm, ndryshonim zëra dhe bënim biseda nga më fëmijënoret, derisa dikush nga ana tjetër na bërtiste!
#3. Superfuqia me gotën
Një tjetër budallallëk që atëherë na bënte të ndiheshim superior mbi shokët. Shenja që mbetej më pas në buzë, ishte e tmerrshme!
#4. Pas çdo sherri me prindërit, ëndërronim për ikje drejt një jete më të mirë.
Buxheti ishte 50 lekë në ditë. Kaq mjaftonte për ty kthyer në dhomë.
#5. Art në goma dhe vizore
Çfarë s'është vizuatuar e shkruar mbi këto goma!
#6. Me pjatën e ushqimit bënim çdo gjë tjetër, veçse të hanim si njerëz
Sa kreativë!
#7. Thonjtë
Kur donim thonj të gjatë, hiqnim petalet e luleve dhe i ngjisnim nëpër gishta...me pështymë, sepse dikur s'na kërkohej të lanim duart kaq shpesh apo t'i mbanim larg gojës. Jeta ishte e bukur.