Lifestyle

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo kulturë në Zelandën e Re që Vesa Luma përmendi?

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo
Foto: Vesa Luma në "The Dalina Show"/ Andale.al/ XAVIER LISSILLOUR

Në një intervistë për “The Dalina Show” në Andale Media, e ftuar ishte këngëtarja Vesa Luma, e cila foli me shumë për jetën e saj në Zelandën e Re, ku ajo dhe familja e saj jetuan për 6 vite. Ndër të tjera, Vesa preku dhe një detaj shumë interesant për jetesën në Zelandën e Re: kultura e ecjes zbathur, jo vetëm në plazh, por kudo, madje edhe nëpër banka apo supermarkete.

“Aq shumë më ka pëlqyer ajo dalja me shapka në market, apo moskrehja e flokëve për të blerë diçka. Plus që në Zelandë të gjithë ishin zbathur. Edhe në bankë po shkuan, shkojnë zbathur," nisi Vesa të tregonte.

Më pas, ajo shpjegoi:

"Ecin zbathur kudo, ishte një zgjedhje që e bënin ata për të qenë më afër natyrës, por edhe sepse ishte pastër. Besoj është ngaqë janë ishull dhe janë mësuar”, tha Vesa, duke shtuar se në fillim ajo vetë kishte ndjerë frikë nga ideja, për shkak të “traumave tona të një shteti të pazhvilluar”.

Por çfarë është kjo kulturë e ecjes zbathur në Zelandën e Re? 

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo

Në Zelandën e Re, ecja zbathur është një normë e zakonshme dhe shpesh e lidhur me stilin e jetesës natyrale, të lirë dhe të relaksuar të “kiwi”-ve, siç quhen banorët vendas. 

Sipas burimeve si New Zealand Herald, shumë fëmijë në Zelandën e Re rriten duke shkuar zbathur në shkollë, në dyqane, në parqe, e madje edhe në ambiente të brendshme publike. Edhe pse në disa qytete më të mëdha tani ka më shumë kufizime, në zonat periferike dhe rurale kjo kulturë mbetet shumë e gjallë.

Disa nga arsyet që qëndrojnë pas kësaj kulture janë:

Lidhja me natyrën: Maori-t (popullsia indigjene) kanë ndikuar shumë në këtë mënyrë të të jetuarit, ku toka konsiderohet e shenjtë dhe kontakti me të është një formë respekti e lidhjeje shpirtërore.

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo

Mjedisi i pastër: Zelanda e Re ka një mjedis jashtëzakonisht të pastër dhe të mirëmbajtur, gjë që e bën të sigurt ecjen zbathur.

Klima e butë: Kushtet klimatike janë të përshtatshme gjatë pjesës më të madhe të vitit, çka e bën të lehtë ecjen pa këpucë.

Stili minimal i jetesës dhe pa stres: Në këtë kulturë, ka më pak fokus te paraqitja dhe më shumë vlerësim për rehatinë dhe natyrën. Siç tha edhe Vesa, “më ka lidhur shumë me natyrën, sepse të jepte një energji shumë ndryshe kjo ecje zbathur.”

Çfarë përfitimesh sjell ecja zbathur?

Përtej aspektit kulturor dhe estetik, ecja zbathur ka edhe përfitime të shumta për shëndetin fizik dhe mendor. Ja disa nga më të rëndësishmet:

Përmirëson balancën dhe forcën muskulore: Ndihmon në zhvillimin e muskujve të këmbës që zakonisht nuk aktivizohen nga këpucët.

Zhvillon ndjeshmërinë dhe ndërgjegjësimin trupor: Ecja zbathur ndihmon në përmirësimin e lidhjes midis trupit dhe tokës.

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo

Redukton stresin: Studimet mbi “earthing” (kontaktin direkt me tokën) tregojnë se ecja zbathur mund të ulë nivelet e kortizolit dhe të përmirësojë humorin.

Rrit ndjesinë e lirisë: Për shumë njerëz, sidomos ata që vijnë nga kultura më të ngurta, kjo praktikë është një simbol i thyerjes së kufizimeve dhe rilidhjes me natyrën.

Si përfundim, e ecura zbathur është një mënyrë të jetuari. Siç theksoi dhe Vesa Luma, ndërkohë që në shumë vende është turp të mos jesh i rregullt apo “i veshur siç duhet”, në Zelandën e Re është më e rëndësishme të jesh vetvetja, rehat dhe në harmoni me natyrën.

Intervista e plotë:

REELS

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

"Barefoot and on the bench": What is this culture in New Zealand that Vesa Luma mentioned?

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo
Photo: Vesa Luma at "The Dalina Show"/ Andale.al/ XAVIER LISSILLOUR

In an interview for “The Dalina Show” on Andale Media, the guest was singer Vesa Luma, who spoke at length about her life in New Zealand, where she and her family lived for 6 years. Among other things, Vesa touched on a very interesting detail about life in New Zealand: the culture of walking barefoot, not only on the beach, but everywhere, even in banks or supermarkets.

"I really liked going out to the market in flip-flops, or not combing my hair to buy something. Plus, in Zealand everyone was barefoot. Even going to the bank, they go barefoot," Vesa began to tell.

Then, she explained:

"They walk barefoot everywhere, it was a choice they made to be closer to nature, but also because it was clean. I believe it's because they are an island and they are used to it," said Vesa, adding that at first she herself had felt afraid of the idea, due to "our traumas of an underdeveloped country."

But what is this barefoot culture in New Zealand? 

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo

In New Zealand, walking barefoot is a common norm and often associated with the natural, free and relaxed lifestyle of the "kiwis", as the locals are called. 

According to sources like the New Zealand Herald, many children in New Zealand grow up going barefoot to school, shops, parks, and even indoor public spaces. Although some larger cities now have more restrictions, in suburban and rural areas the culture remains very much alive.

Some of the reasons behind this culture are:

Connection with nature:  The Maori (indigenous people) have greatly influenced this way of life, where the land is considered sacred and contact with it is a form of respect and spiritual connection.

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo

Clean environment:  New Zealand has an exceptionally clean and well-maintained environment, which makes it safe to walk barefoot.

Mild climate: Climatic conditions are suitable for most of the year, making it easy to walk barefoot.

Minimal and stress-free lifestyle:  In this culture, there is less focus on appearance and more appreciation for comfort and nature. As Vesa said, “it connected me a lot to nature, because walking barefoot gave me a very different energy.”

What benefits does walking barefoot bring?

Beyond the cultural and aesthetic aspects, walking barefoot also has numerous benefits for physical and mental health. Here are some of the most important:

Improves balance and muscle strength:  Helps develop foot muscles that are not usually activated by shoes.

Develops sensitivity and body awareness:  Walking barefoot helps improve the connection between the body and the ground.

“Zbathur dhe në bankë”: Ç'është kjo

Reduces stress:  Studies on "earthing" (direct contact with the earth) show that walking barefoot can reduce cortisol levels and improve mood.

Increases the sense of freedom: For many people, especially those who come from more rigid cultures, this practice is a symbol of breaking restrictions and reconnecting with nature.

In conclusion, walking barefoot is a way of life. As Vesa Luma pointed out, while in many countries it is shameful not to be neat or “dressed properly”, in New Zealand it is more important to be yourself, comfortable and in harmony with nature.

Full interview:

----zbathur-dhe-ne-banke-eshte-kjo-kulture-ne-zelanden-e-re-qe-vesa-luma-permendi-i83697