Ato kanë qenë të njohura si vajzat më të thjeshta dhe të ëmbla të Hollivudit. Në fillimet e karrierës së tyre, gjithçka në jetën personale kishte të bënte me romancën dhe “dashurinë e vërtetë”. Këto këngëtare dhe aktore shpesh herë kanë treguar anën vajzërore dhe lidhjet e tyre janë konsideruar si lidhjet më të bukura. Por, secila prej tyre pati një moment ndryshimi dhe ndryshimi nuk ishte aspak i vogël. Nga vajza të ëmbla ato u kthyen në vajza tepër ekspresive dhe ekstravagante si nga ana e look-ut ashtu edhe nga stili i jetesës. Ja vajzat e përkëdhelura të Amerikës që tronditën me shndërrimin e tyre.
Mariah Carey
Këngëtarja e njohur në fillimet e saj ishte modeli tipik i vajzës së thjeshtë. Këngët e saj i dedikoheshin dashurisë dhe ishin kryesisht balada. Në atë kohë, Mariah kishte një stil të thjeshtë por fin. Ajo vishte gjithmonë fustane klasikë dhe kaçurrelat ishin shenja e saj dalluese. Mariah ka treguar se deri në moshën 23-vjeccare ajo ka qënë e virgjër dhe se ka kryer marrëdhënie për herë të parë me ish-bashkëshortin e saj Tom Mottola. Pas divorcit me Tom Mottola, i cili ishte president i shtëpisë diskografike Sony, Mariah pati një ndryshim të menjëhershëm. Në publikimin e albumit të saj të radhës “Butterfly”, këngëtarja i habiti të gjithë me look-un e saj. Mariah “klasike” ishte kthyer në një Mariah “ekstravagante”. Përveç faktit që ajo papritur filloi të shfaqej me bikini apo me fustane seksi edhe muzika e saj ndryshoi. Në këtë album muzika e saj ishte më tepër muzikë diskoje sesa muzikë inspiruese. Gjithsesi Mariah vazhdon të jetë një nga divat e muzikës pop e cila padyshim ka lënë gjurmët e saj në muzikën botërore.
Miley Cyrus
Miley është një nga personazhet që është bërë pjesë e Hollivudit që në moshë të vogël. Ajo njihej për rolin e saj tek seriali “Hannah Montana”. Vajza e vogël e muzikës country, pasi hoqi dorë përfundimisht nga seriali u përpoq shumë që ajo të njihej për muzikën që bënte si Miley dhe të shkëputej nga personazhi i Hannah Montana-s. Ylli i “Disney Channel” në çdo film apo këngë që bënte kishte gjithmonë imazhin e vajzës të thjeshtë. Ishte pikërisht roli në filmin “The Last Song” që do ta njihte Miley-n me Liam Helmsëorth i cili shumë shpejt u bë i dashuri i saj. Pas një lidhjeje 3-vjeçare çifti pësoi një krizë e cila u pasqyrua shumë tek Miley. Ajo pati një ndryshim drastik në look dhe solli këngën “Ërecking Ball” e cila solli një Miley krejt ndryshe. Me flokët e prera, video nudo apo kërcime dhe veshje provokuese në skenë, Miley u komentua gjatë nga të gjithë si një shembull i keq për vajzat. Kjo periudhë “shfrenimi” e Miley-t është komentuar prej saj se ishte një periudhë eksperimentimi ku ajo kërkonte të njihte veten dhe se çfarë ishte e aftë të bënte.
Taylor Swift
25-vjeçarja është bërë e njohur për muzikën e saj country dhe është konsideruar shpesh si një “princeshë”. Mënyra e saj e sjelljes, veshjet dhe historitë e saj të dashurisë ishin tamam si një “përrallë”. Taylor njihej për këngët të cilat kishin gjithmonë përmbajtje personale dhe shpesh herë i dedikoheshin ish-partnerëve të saj. Pavarësisht se lidhjet e saj gjithmonë kanë qënë publike, ato gjithmonë komentoheshin si lidhjet perfekte. Por së fundmi, vajza e mirë i surprizoi të gjithë. Fillimisht me ndryshimin e look-ut të saj i cili nga një princeshë u kthye në një vajzë rebele me look gotik, e së fundmi më historinë e saj me aktorin Tom Hiddleston. Ajo është fotografuar duke u puthur në plazh me të, vetëm dy javë pas ndarjes nga DJ i njohur Calvin Harris me të cilin tregonte se ishte shumë e dashuruar. Disa madje thonë që kimia midis saj dhe aktorit i ka rënë në sy DJ-it që në periudhën që ata ishin ende të lidhur bashkë. Këngëtarja, e cila ka thënë se me Calvin dëshironte të martohej dhe të kishte fëmijë, e ka harruar shumë shpejt dashurinë që kishte për të. Kjo gjë i ka kthyer të gjithë kundër saj dhe një sërë komentesh negative janë bërë për këngëtaren e cila në një farë mënyrë “zhgënjeu” fansat të cilit e kishin personifikuar si një “vajzë të mirë” dhe ende të virgjër.
Lindsay Lohan
Lindsay Lohan ka qënë një nga ato aktore e cila ka rrëmbyer zemrën e publikut me rolet e saj në fëmijëri. Ajo ishte fëmija më i kërkuar në botën kinematografike e cila i bënte të gjithë për vete me buzëqeshjen dhe qukat e saj tipike. Teksa statusi i saj filloi të konfirmohej në Hollivud, filluan edhe problemet për të. Nga një vajzë e dashur, Lindsay u kthye në një vajzë problematike e cila është arrestuar shpesh herë dhe është futur disa herë në qëndra rehabilitimi. Ajo u bë një përdoruese e rregullt e drogës, gjë e cila ndikoi dukshëm në veprimet dhe mënyrën e saj të jetesës. Aktorja e “Mean Girls” arriti të kthehej vërtetë në një “vajzë të keqe”. Lindsay është akuzuar disa herë për mbajtje të lëndëve narkotike, për aksidente në gjendje të dehur apo sherre të ndryshme. Pas rehabilitimit të detyruar, aktorja pati një periudhë të qetë, por iu rikthye stilit të saj të jetesës në vitin 2008. Edhe pse kohët e fundit ajo është larguar nga bota kinematografike dhe nuk ka patur oferta për ndonjë rol të rëndësishëm, Lohan duket se është qetësuar disi dhe të paktën nuk ka përfunduar më në polici.
Britney Spears
Britney e ka filluar karrierën e saj në moshën 11-vjeçare tek “Mickey Mouse Club”. Ajo ka qënë një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe 6 nga 7 albumet e saj janë renditur si albumet më të mira në listën e Billboard. Këngëtarja kishte imazhin e një vajze të pafajshme e cila realizonte këngë dhe video frymëzuese për adoleshentet edhe pse faktikisht vajza e pafajshme e kishte humbur virgjërinë në moshën 14-vjeçare, por nuk i kishte treguar askujt. Në atë kohë, ajo përflitej të kishte një lidhje me Justin Timberlake, e cila nuk u pranua nga asnjëri prej tyre. Por, në vitin 2001, Britney filloi të hidhte hapat e parë në ndryshimin e imazhit të saj nga një vajzë e pafajshme në një vajzë seksi. Kënga e saj “I’m a slave 4 u” do të shënonte fillimin e këtij ndryshimi të cilin Britney e komentoi si një nevojë për t’u rritur dhe për t’u bërë e pëlqyeshme nga një masë më e madhe njerëzish sesa thjesht adoleshentët. Këngëtarja krijoi një look më ekstravagant dhe gjithashtu lëvizjet e saj në video apo në skenë ishin tepër provokuese. Të gjitha këto rezultuan në një moment kritik për të, pasi për të përballuar presionin e madh të të qenit një këngëtare e famshme, Britney filloi të abuzonte me alkoolin dhe drogën. Këngëtarja ka qenë shpesh në vëmendjen e policisë për shkak të konsumimit të drogës dhe për veprimet “vandale”. Ajo është kapur shumë herë nga paparacët duke kryer veprime të dhunshme nëpër rrugë apo lokale në gjëndje të dehur. Pas një periudhe në një qëndër rehabilitimi dhe pauze nga karriera e saj muzikore, Britney i është rikthyer muzikës dhe ka treguar se ajo periudhë e errët e jetës së saj tashmë ka mbetur në të kaluarën.
Shfletoni galerinë