
Kendall Jenner, 29 vjeç, e njohur ndërkombëtarisht si supermodele, mund t’i japë fund karrierës së saj! Ndonëse është një ndër supermodelet më të paguara në industri, sërish Kendall është gati të sakrifikojë gjithë karrierën e saj për të bërë një jetë të thjeshtë, me një profesion interesant: Arredimin e shtëpive. Të paktën kështu u shpreh në intervistën e saj për Vogue, ku pozoi bashkë me Gigi Hadid.
Ylli i “Kardashians” është rritur në sytë e publikut, pasi debutoi në televizion në moshën 11-vjeçare në serialin e familjes së saj, “Keeping Up With The Kardashians”.
Që atëherë, klani Kardashian-Jenner nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me Hulu për vazhdimin e serialit të tyre, ndonëse ylli i pasarelave tha për Vogue se kjo nuk është domosdoshmërisht zgjedhja e saj.
“Betohem në Zot, do ta ndal gjithçka dhe do të merrem vetëm me arredimin e shtëpive. Nuk po bëj shaka”, u shpreh ajo.
Më tej, vijoi:
“E dua famën time në Los Angeles, por më pëlqen edhe jeta e thjeshtë. Më pëlqen të zgjohem çdo mëngjes, të vesh tuta, të dal pa grim dhe thjesht të jem e lirë me ditën time. Mendoj shumë për të ardhmen, por përpiqem të mos planifikoj tepër, sepse ju e dini që jam planifikuese,” shtoi ajo.
Kendall shpjegoi se është një “shtëpiake” dhe tha se e do “ndjesinë e normalitetit” në ditët kur nuk ecën në pasarelë për markat luksoze.
“Më pëlqen të shkoj në garat me kuaj, e veshur si gjithë të tjerët, me helmetë, syzet e diellit dhe uniformën time dhe të konkurroj me një emër krejt tjetër,” tha ajo.
Modelja e kopertinave debutoi në ekran në vitin 2007 dhe më pas arriti të fitonte statusin e modeles më të paguar në botë gjatë viteve që pasuan. Por që, e gjitha kjo mund të mos zgjasë shumë.
E po, ti mbase ke dashur gjithnjë të jesh si Kendall, ndërsa Kendall do të jetë si ti. Bota me rrota!