
E ftuar në podcast-in Good Hang me Amy Poehler, këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez, e cila është së fundmi e fejuar me producentin Benny Blanco, foli me pasion për dy filma për fëmijë që ajo i konsideron të domosdoshëm për t’u parë.
Selena përmendi filmin Inside Out, ku Amy Poehler dublon personazhin Joy, film të cilin ajo theksoi se e ka parë kohët e fundit me motrën e saj.
"E pashë filmin me motrën time dhe u ndjeva thellësisht e prekur," tregoi Selena. "Është kaq realist, sa mendoj se duhet të jetë pjesë e detyrave shkollore."
Filmi Inside Out sjell historinë e Riley-t, një vajzë 11-vjeçare që përballet me ndryshime të mëdha, pasi familja e saj zhvendoset në një qytet të ri, duke nxjerrë në pah emocione si gëzimi, frika, zemërimi, neveria dhe trishtimi.
View this post on Instagram
Gjatë podcast-it u diskutua edhe vazhdimi i filmit, Inside Out 2, i cili prek njerëzit e të gjitha moshave.
Selena e cilësoi këtë seri filmash si "të jashtëzakonshëm" dhe shtoi:
“Do t’i detyroj fëmijët e mi ta shikojnë, edhe nëse nuk kanë lindur ende.”
Selena ka shprehur më parë dëshirën e saj për t’u bërë nënë.
"I dua fëmijët dhe më pëlqen t’i bëj të qeshin. Kur të vijë ajo ditë, do të jem gati dhe e emocionuar," është shprehur ajo në një intervistë tjetër.
E po, ja tek jemi! Dyshja mesa duket janë gati për t’u bërë prindër.