Nëse nuk e dinit, T.I. tha me gojën e tij se shoqëron të bijën 18-vjeçare te gjinekologu. Është një traditë e përvitshme, pas çdo feste ditëlindjeje. Pse thoni ju? Për të kontrolluar në “himeni i saj është i paprekur.”
Njerëz të famshëm dhe jo kanë reaguar të shokuar ndaj veprimit të reperit. Por, rëndësinë më të madhe e mban mendimi i vetë vajzës në fjalë, Deyjah Harris. Ajo s’ka thënë asnjë fjalë në lidhje me situatën, por ka pëlqyer disa postime në Twitter, që e quajnë T.I. posesiv, që thonë mjaftueshëm.
“Ky është [një veprim] i neveritshëm, posesiv dhe kontrollues.”
“Përtej posesivitetit.”
Kështu që, mund të themi se as asaj s’i pëlqen tradita e përvitshme me të atin.
Në rast se s’e keni lexuar deklaratën e T.I., ja çfarë tha:
"Shkojmë, ulemi, mjeku vjen dhe na përshëndet, ruan një nivel të lartë profesionalizmi. Më thotë, ‘Zotëri, që të ndaj me ju këtë informacion, duhet të...’ Dhe unë pyes, ‘Deyjah, duhet të firmosësh këtu që mjeku të më informojë. Ka ndonjë gjë që s’duhet ta di unë? E sheh doktor? S’ka asnjë problem.”
Më pas, T.I. pranoi se himeni mund të çahet në një sërë mënyrash, përveç seksit – si për shembull, duke kalëruar, duke i dhënë biçikletës apo duke bërë gjimnastikë. Sidoqoftë, ky fakt nuk e ndaloi aspak. “I them, ‘Shiko doktor, ajo as kalëron, as i jep biçikletës, as luan sporte. Thjesht kontrollo himenin dhe më jep rezultatin sa më shpejt të jetë e mundur.”
Kur u pyet në e trajtonte njësoj djalin e tij 15-vjeçar, T.I. tha jo. Madje, ishte në dijeni se djali ishte seksualisht aktiv dhe kjo s’e shqetësonte fare.
Artikull i rekomanduar: Reperi s’është i vetmi: Testimi i virgjërisë është problem në gjithë botën