Metropolitan

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që s’duhet humbur

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që
"Code of Silence"

Serialo “Adolescence” në Netflix u kthye në një ndër më të shikuarit dhe komentuarit sapo u publikua.

Një familje që përballet me një të vërtetë tronditëse, por ajo që e veçonte ishte mënyra si seriali eksploronte maskulinitetin dhe mizogjininë. E gjitha kjo e bënte më ndryshe këtë prodhim dhe të “gozhdonte” para ekranit. Ndoshta i vetmi problem me “Adolescence” ishte se kishte vetëm katër pjesë.

Por nëse ende po kërkoni një dramë britanike të ngjashme, duhet të shikoni “Code of Silence”.

Ky serial me gjashtë pjesë, prodhuar nga ITV, paraqet historinë e Alison, një grua me probleme me dëgjimin, e interpretuar nga aktorja Rose Ayling-Ellis (e njohur nga “EastEnders” dhe “Doctor Who”), e cila ka probleme me dëgjimin në jetën reale. Ajo bëhet informatore për policinë në një hetim mbi një grabitje bankare të planifikuar nga një bandë.

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që

Në dukje, një tjetër dramë kriminale britanike, ku pritet të shohim personazhe që hetojnë krime të komplikuara. Por “Code of Silence” shkon përtej këtyre pritshmërive. Ajo që e veçon është mënyra realiste dhe prekëse me të cilën trajtohen sfidat e përditshme të Alison si një grua me aftësi të veçanta, por edhe si një individ që vjen nga klasa punëtore, që përballet me burokraci të pafundme, pamundësi për të gjetur punë dhe rrezikun për të humbur shtëpinë.

Në vend që të kemi rrëfimin tipik ku protagonisti bie në një spirale vetëshkatërruese, fokusi është te sfidat reale që ndihen shumë më afër me përvojat e shumicës së njerëzve, që e bëjnë Alison dhe nënën e saj, Julie (interpretuar nga Fifi Garfield), jashtëzakonisht të afërta për publikun.

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që

Kujdes: Shkrimi në vijim përmban spoiler

Përmbysja e stereotipeve

Edhe kur seriali trajton tema të caktuara, si marrëdhëniet romantike, në këtë rast ish-i dashuri (Eithan, i luajtur nga Rolf Choutan), sërish del jashtë pritshmërive: është Alison ajo që vendos t’i japë fund lidhjes dhe e thotë hapur se po kërkon “atë që i nevojitet”, duke i dhënë më shumë kontroll karakterit të saj dhe thelluar profilin psikologjik të personazhit.

Një tjetër veçori është se si seriali përfshin personat që kanë probleme me dëgjimin në mënyrë kuptimplote dhe jo sipërfaqësore. Ndërsa shumë personazhe në botën e saj e nënvlerësojnë Alison për shkak të dëgjimit të kufizuar, është pikërisht aftësia e saj për të lexuar buzët që i jep hetimit çelësin për të avancuar.

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që

Kur infiltrohet në grupin kriminal, vetëbesimi i saj rritet, pikërisht sepse të tjerët nuk e shohin si kërcënim. Ky perceptim i gabuar e lejon të mbledhë informacione pa ngjallur dyshime, një dimension mjaft interesant i narrativës.

Në vetvete, ky serial sfidon stereotipe dhe ngjall një ndjenjë të jashtëzakonshme empatike.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Forget "Adoloscence": This is a drama not to be missed

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që
"Code of Silence"

The Netflix series "Adolescence" became one of the most watched and commented upon as soon as it was released.

A family facing a shocking truth, but what made it stand out was the way the series explored toxic masculinity, misogyny, and the use of the “one-take” technique in each episode. All of this made this production different and “nailed” in front of the screen. Perhaps the only problem with “Adolescence” was that it only had four episodes.

But if you're still looking for a similar British drama, you should watch "Code of Silence."

This six-part series, produced by ITV, tells the story of Alison, a hearing-impaired woman played by actress Rose Ayling-Ellis (known for “EastEnders” and “Doctor Who”), who has hearing problems in real life. She becomes an informant for the police in an investigation into a bank robbery planned by a gang.

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që

On the surface, another British crime drama, where we expect to see characters investigating complicated crimes. But “Code of Silence” goes beyond these expectations. What sets it apart is the realistic and touching way in which it deals with Alison’s daily challenges as a woman with special abilities, but also as an individual from a working class background, who faces endless bureaucracy, the inability to find work and the risk of losing her home.

Instead of having the typical narrative where the protagonist falls into a self-destructive spiral, the focus is on real challenges that feel much closer to most people's experiences, which makes Alison and her mother, Julie (played by Fifi Garfield), extremely relatable to the audience.

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që

Warning: The following article contains spoilers.

Overturning stereotypes

Even when the series deals with certain topics, such as romantic relationships, in this case the ex-boyfriend (Eithan, played by Rolf Choutan), it still goes beyond expectations: it is Alison who decides to end the relationship and openly says that she is looking for "what she needs", giving more control to her character and deepening the psychological profile of the character.

Another feature is how the series includes people with hearing impairments in a meaningful, rather than superficial, way. While many characters in her world underestimate Alison because of her limited hearing, it is her ability to read lips that gives the investigation the key to moving forward.

Harrojeni “Adoloscence”: Kjo është drama që

When she infiltrates the criminal group, her self-confidence grows, precisely because others do not see her as a threat. This misperception allows her to gather information without arousing suspicion, a rather interesting dimension of the narrative.

In itself, this series challenges stereotypes and evokes an extraordinary sense of empathy.