KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Shokuese: Reperi deklaron se shoqëron të bijën te gjinekologu për t’i kontrolluar himenin

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2019

Deklarata e reperit T.I në episodin “Life Hacks” në podcast-in “Ladies Like Us” është sa e tmerrshme aq edhe e pabesueshme. Ai u shpreh se shoqëron vajzën te gjinekologu për t’u siguruar që “himeni i saj është i paprekur”.

(Shën.red. Himen – cipë e hollë indesh që mbulon hapjen vaginale, e cila mund “të çahet” kur kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë, i jep biçikletës, kalëron, bën gjimnastikë, vendos tampon. Jo të gjitha gratë kanë himen kur lindin dhe nuk ka ndonjë problem, sepse himeni nuk kryen ndonjë funksion.)

Gjatë bisedës, reperi u pyet nëse diskuton me të bijën në lidhje me raportet seksuale. “Deyjah, 18 vjeçe, sapo u diplomua në shkollën e mesme dhe tani është në vitin e parë në kolegj. Po, jo vetëm që kemi biseduar, por bëjmë edhe vizita vjetore te gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj”.

Në vijim të bisedës, shtoi: “Kështu ne shkojmë për të bërë vizita dhe doktori me profesionalizëm na thotë që ka disa procedura në mënyrë që të ndajë me mua informacionet. Unë i them Deyjah-s që duhet të nënshkruajë në mënyrë që [mjeku] të më thotë përgjigjet e kontrollit.”

Deyjah Imani Harris

Reperi sqaroi ndër të tjera se mjekët e kanë informuar për të gjitha informacionet në lidhje me himenin – që mund të çahet kur i jep biçikletës, kur bën gjimnastikë, kur kalëron etj. – por ai refuzon t’i besojë.

“Kështu që unë i them, ‘Shiko doktor, ajo nuk ka hipur nëpër kuaj, nuk i jep biçikletës, nuk luan asnjë sport. Vetëm kotrollojini himenin ju lutem dhe më jepni rezultatet’,” tha ai.

Sikur të mos mjaftonte, më tej T.I u shpreh se “në ditëlindjen e saj të 18, himeni i të bijës është akoma i paprekur”. Në kundërshtim me veten, pasi shpjegoi se bën të pamundurën që Deyjah të qëndrojë e virgjër, në vijim u përpoq të tallej me vajzat dhe gratë e virgjëresha duke thënë: “Kush preferon një të virgjër? Eh, gjithë ajo punë.”

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI