Health

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Ç'duhet të dini?

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Ç'duhet të dini?
Photo Credits: Pinterest, Pop Sugar

Urinimi i dhimbshëm pas seksit nuk është gjithmonë shenjë e një infeksioni urinar apo e ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme.

Në fakt, urinimi i dhimbshëm mund të jetë rezultat i diçkaje shumë më pak shqetësuese, por po aq të zakonshme, si acarimi vaginal, i cili shpesh mund të menaxhohet në shtëpi pa vizitën e mjekut ose pa antibiotikë.

Një ndjesi djegieje gjatë urinimit pas seksit mund të ketë disa shkaqe, të cilat variojnë nga diçka e lehtë si acarimi i jashtëm që lidhet me lëkurën rreth hapjes së uretrës... deri te një sëmundje seksualisht e transmetueshme apo infeksion urinar.

Në raste të rralla, njerëzit mund të përjetojnë urinim të dhimbshëm të shkaktuar nga një infeksion maja ose vaginozë bakteriale.

Më shpesh, labia, vagina ose uretra irritohen për shkak të mungesës së stimulimit ose paralojës, si rezultat i një alergjie ndaj prezervativit, ose një reagimi ndaj spermës apo pështymës - të gjitha këto mund të çojnë në urinim të dhimbshëm. 

Pra, si mund ta dalloni nëse ndjesia e djegies është rezultat i acarimit të jashtëm apo shenjë e diçkaje që mund të kërkojë kujdes mjekësor?

Nëse është thjesht acarim 'mekanik' si thatësi ose ndjeshmëri, atëherë mund të zgjasë vetëm disa minuta me urinimin e parë pas seksit. Megjithatë, nëse zgjat më shumë, atëherë mund t'ju duhet të konsultoheni me një mjek apo të bëni disa analiza urine.

Për çdo rast, është e rëndësishme të mos neglizhoni kontrollet e duhura te mjekët specialistë!

REELS

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Painful urination after sex: What you need to know?

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Ç'duhet të dini?
Photo Credits: Pinterest, Pop Sugar

Painful urination after sex is not always a sign of a urinary tract infection or any sexually transmitted disease.

In fact, painful urination can be the result of something much less worrisome, but just as common, like vaginal irritation, which can often be managed at home without a doctor's visit or antibiotics.

A burning sensation when urinating after sex can have several causes, ranging from something as simple as external irritation related to the skin around the opening of the urethra... to something more internal like a sexually transmitted disease or a urinary infection.

In rare cases, people may experience painful urination caused by a yeast infection or bacterial vaginosis.

Most often, the labia, vagina or urethra become irritated due to lack of stimulation or foreplay, or as a result of an allergy to the condom, or a reaction to sperm or saliva - all of which can lead to painful urination. 

So how can you tell if the burning sensation is the result of external irritation or a sign of something that may require medical attention?

If it's just 'mechanical' irritation like dryness or sensitivity, then it may only last a few minutes with the first pee after sex. However, if it takes longer, then you may need to consult a doctor or do some urine tests.

In any case, it is important not to neglect proper checks at specialist doctors!