Ora 20:13 e pasdites së sotme (e shtunë, 11 prill) shënon 50-vjetorin e misionit hapësinor Apollo 13, që u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy në prill të 1970-s, por ulja në Hënë u ndërpre për shkak se rezervuari me oksigjen pati probleme. Ekipi i kontrollit të fluturimit në Qendrën e Misioneve Apollo punuan me tre astronautët James Lovell Jr., John Swigert Jr. dhe Fred Haise Jr. për t’i kthyer të sigurt në Tokë.
Referuar ngjarjes së madhe, inxhinierët, historianët, studiuesit dhe ekspertët e audios dhe videos në NASA punuan për ta risjellë misionin. Apollo 13 transmetohet në apolloinrealtime.org.
Nëse nuk e keni parë, Apollo 13 u realizua edhe në formën e një gjysmë-dokumentari në vitin 1995, megjithëse ishte një nga filmat më të nënvlerësuar të kohës. Ai përshkruan tensionin mes tre astronautëve të bllokuar në hapësirë. Fjalia “Houston, kemi një problem” e ka zanafillën këtu.
Vlejnë për t’u përmendur edhe prodhime të tjera që do t’ju “shëtisin” në hapësirë:
“2001: A Space Odyssey”, (1968)
“Gravity”, (2013)
“Interstellar”, (2014)