
Kim Kardashian është vënë në qendër të kritikave për shkak të piercing të ri të vajzës së saj, North West. Nënë e bijë u shfaqën rishtazi në Romë, ndërsa njerëzit symprehtë vunë re se në gishtin e mesit të 12-vjeçares ishte shfaqur një piercing, i njohur si single-point piercing.
Në fotot e shkrepura më 23 gusht, Kim, 44 vjeç, kishte veshur një fustan të zi, të ngushtë, saten, ndërsa North kishte zgjedhur një korse të zezë, fund dhe çizme deri te gjuri. Ndonëse fillimisht njerëzit u fokusuan te pamja, më vonë, nëpër komentet në TikTok, u vu re se ajo kishte bërë edhe piercing te gishti.
Menjëherë, shpërthyen komentet që kritikonin Kim se e kishte lejuar të bijën të bënte një ndryshim të tillë.
“Ajo është 12 vjeç. Çfarë dreqin po bën Kim?!”, shkroi dikush; “Kush dreqin e lejon një 12-vjeçare të bëjë piercing? Dhe kush dreqin i bën piercing një 12-vjeçareje? Fëmija im as veshët nuk i kishte të shpuar në atë moshë,” u shpreh një tjetër; “Vetëm kur e shoh më dhemb! Duhet të jetë shumë irritues dhe vendi infektohet vazhdimisht”, tha një tjetër komentues; “S’ka për t’u shëruar kurrë siç duhet”, shkroi një tjetër përdorues i TikTok-ut.
Kim nuk ka reaguar ndaj komenteve dhe duke marrë parasysh gjithë marrëdhënien e saj dashuri-urrejtje me njerëzit në internet, me shumë gjasa, nuk do e bëjë.