Showbiz

Stine largohet nga “Big Brother VIP Albania 5”

 

Stine vendosi të largohet përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë format. Vendimi u bë publik gjatë nisjes së spektaklit, ku ai u shpreh hapur se nuk sheh më asnjë arsye për të vijuar lojën.

“E kam thënë disa herë arsyen. Nuk kam më arsye që të rri këtu. Arsyeja pse hyra nuk ekziston më. Fillimisht ishte për të luajtur, por tani më ka ikur dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, ndaj vendosa të dal. U përpoqa të ambientohesha, por është e pamundur. Është një vendim personal, nuk ka lidhje me askënd,” – u shpreh Stine.

Deklarata e tij ngjalli reagime edhe në studio. Opinionisti Arbër Hajdari theksoi se, sipas tij, Stine kishte ende arsye për të qëndruar në shtëpi, duke nënvizuar se loja nuk lidhet vetëm me strategjinë, por edhe me të qenit njeri.

Nga ana tjetër, Stine preferoi të mos e zgjasë më tej diskutimin. “Nuk dua ta ekspozoj më shumë se kaq njeriun, kaq është,” – tha ai shkurt.

Me këtë deklaratë, këngëtari mbylli përfundimisht përvojën e tij në “Big Brother” duke zgjedhur familjen përpara lojës.

REELS

I qani hallin kalorësit se i varen këmbët 🤓🙂‍↕️

Me këto temperatura, kemi gjetur arratisjen perfekte. ☀️🍦 Nalta sjell një copëz Itali në Tiranë, pikërisht kur na duhet më shumë. @nalta.tirana

☀️ 3 në 1 që zëvendëson gjithçka në rutinën tënde të mëngjesit... JECLAIRE SUNSHIELD SPF 50+ MULTIEFFECT Mbrojtje + Hidratim + Anti-age në një hap të vetëm. Me qumësht organik gomarice i njohur për vlerat e tij Ky nuk është thjesht një krem dielli. Është një formulë farmaceutike francezo-greke që punon çdo ditë për lëkurën tënde 👇 ✨ SPF 50+ mbrojtje e lartë ndaj UVA/UVB 💧 Hidratim i thellë dhe ushqim i lëkurës ⏳ Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe parandalon plakjen 🌿 Përmirëson elasticitetin dhe strukturën e lëkurës 💄 Teksturë “second skin” – perfekte si bazë make-up (ose edhe pa make-up) 💡 Përdore çdo mëngjes si hapi i fundit i rutinës (fytyrë + qafë) – dimër & verë, çdo ditë! ✨ Lëkura jote nuk ka nevojë për 3 produkte... kur ka 1 që bën gjithçka.

Apo është perfekt?! 🙂‍↕️

Do e blinit ju?! 🦦

Bromanca më virale e momentit 🤣💕

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓