Anabelizim

Ndryshimi që nuk vutë re te Luana këto dy ditë

Ndryshimi që nuk vutë re te Luana këto dy ditë

Me thuajse dhjetë vite prezencë në televizion, Luana, si shumëkush, ra pre e merakut të përhershëm të të dukurit mirë. Pavarësisht si ia nisi, Luana njihet si biondja e përhershme, me bel të hollë e vithe me forma, me tipare të theksuara dhe grim akoma më të theksuar. Prandaj, kur një vit më parë, u shfaq me paruke çokollatë, të gjithë kthyen sytë dhe tani që grimi ka ndryshuar drastikisht, po ndodh e njëjta gjë.

Puntatën e të shtunës së “Shiko kush luan”, Luana veshi një fustan të shkëlqyeshëm, kombinuar me një fytyrë të pastër. Dy ditë më parë, një disa foto në Instagram, vihej re i njëjti grim i pastër, i thjeshtë, siç e tha dhe ajo vetë në përshkrim. Për kontrast, le të përdorim puntatën e parë të “Shiko kush luan”. Dallimi është i qartë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Getting ready for my shoë @shikokushluan SONTE 21:00 ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Thjesht.

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

SONTE 21:00 #ShikoKushLuan ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Në syrin tonë, duket shumë herë më mirë me grim natyral. Fundja, Luana është e bukur, tiparet i ka shprehëse dhe lëkurën të pastër. Pa futur trendet në këtë mesele (s’e morëm vesh kurrë ç’është në trend e ç’nuk është), kalimi nga grimi televiziv tek ai minimalist është zgjedhja e duhur për Luanën.

Ndryshimi që nuk vutë re te Luana këto dy ditë

Dje postoi një foto me letra alumini në flokë, duke sinjalizuar një ngjyrë të re. Teksa po i lyente, pyeti fansat në e preferonin bionde apo brune. Sigurisht, votat nuk kanë fare rëndësi sepse dëmi është bërë tashmë, por ne shpresojmë për një ngjyrë pranë natyrales. I qëndrojmë mendimit të janarit, kur tentoi të na bënte për vete me paruke me fije mjalti. S’dukesh, fare, po fare keq brune.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

??

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Nëse edhe ju doni të ndiqni shembullin e Luanës dhe ta përdorni grimin si një mënyrë për të theksuar tiparet tuaja më të mira, mund të lexoni këshillat e Bobbi Brown, e cila revolucionarizoi botën e grimit në vitet ’80, me fytyra të pastra e ngjyra neutrale.

REELS

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

Ç’kod veshjeje! 😼

✨ Çdo ide fillon me një ëndërr, por bëhet realitet kur njerëzit bashkohen për ta ndërtuar. Java Globale e Sipërmarrjes bën bashkë njerëz me ide, vizion dhe guxim për të formësuar të ardhmen e biznesit në Shqipëri. 💡 Një javë plot frymëzim, bashkëpunim dhe energji pozitive. @delinaibrahimaj @startup_albania_agency @mei.gov.al

POV: Po fle te gjyshërit në fshat

👀 Për çfarë po flasin? 👀

The difference you did not notice in Luana these two days

Ndryshimi që nuk vutë re te Luana këto dy ditë