Anabelizim

Të lutem lexo këtë përpara se të vrasësh veten!

Të lutem lexo këtë përpara se të vrasësh veten!

Ç’kemi? Nuk po të pyes si je, se përderisa ke menduar t’i japësh fund jetës, nuk ndihesh mirë. Po them “menduar”, sepse e ndjej që diku aty, thellë në veten tënde, ti ke pikëpyetje: Ja vlen të vdes apo jo? Unë nuk kam eksperiencë personale me vetëvrasjen, nuk kam fuqi të mbinatyrshme të shoh se çfarë ndodh pasi ti largohesh nga kjo jetë, nuk jam as psikologe. Por të lutem, më konsidero të paktën këtë orë, si miken tënde.

Kemi 10 vjet që flasim nëpërmjet faqes sonë në Facebook e tashmë në Instagram me qindra si ty: vajza e djem të rinj që na rrëfejnë se janë në depresion nga varfëria, sepse familja nuk i kupton, sepse ai/ajo që duan nuk i do mbrapsh, sepse kanë presion në shkollë, sepse ndihen të shëmtuar, të sëmurë, të gjymtuar dhe çdo lloj arsyeje tjetër. Shumica fatmirësisht vazhdon të na shkruajë akoma, që do të thotë se e kaluan. Na rrëfejnë që ishte një moment dhe pastaj u penduan. Por kemi pasur dhe raste, si ajo e një djali në Gjirokastër vite më parë, që na rrëfeu se po mendonte të vriste veten dhe e vrau. Dhe ne nuk bëmë gjë.

  I thamë “Jeta është e bukur” dhe postuam letrën e tij në Facebook e lamë njerëzit të merren me të. Pastaj u ndjemë fajtorë. Edhe Adela Gjoka, vajza nga Rrësheni e cila u vetëvra dje (15 Nëntor 2019) na ka shkruar në faqen tonë të Facebook-ut. Por nuk na ka rrëfyer asgjë. Thjesht ka ndarë për humor disa screenshots nga “idiotët” që vërtiten e shkruajnë kot nëpër rrjete sociale. Por nuk jam e sigurt, nëse do të shkruante që ishte në depresion, ne do të mund të bënim ndonjë gjë, a do të mund të parashikonim që ajo do t’i jepte fund tragjikisht jetës së saj.

Ti që e lexon sot këtë shkrim dhe je keq, shumë keq, më beso, na shkruajnë kaq shumë si ty. Ti nuk je vetëm në trishtimin tënd. Ti nuk je vetëm në problemet e tua edhe pse në këtë moment ndihesh sikur askush nuk të kupton. Në një moment a tjetrin të gjithë e takojmë “fundin”. Edhe unë që po të shkruaj e mund të të dukem sikur kam të gjithë privilegjet e kësaj bote, kam pasur momentet e mia më të errëta; kam pasur pikëpyetjet e mia për jetën, kam pasur raste kur isha rreth të 20-ve, që kam vënë në peshore jetën me vdekjen dhe vetëm një forcë e brendshme e papritur më ka shtyrë ta çoj peshën nga jeta. Është e njëjta forcë që e ke dhe ti. Është ajo forcë që ka çuar përpara këtë botë, që i shtyn njerëzit edhe në minutat e fundit të jetës, kur janë 90-të vjeç e mbahen me aparate oksigjeni të marrin frymë e njerëzit përreth tyre të luten se të paktën i dashuri i dëgjon.

Ti që ke menduar të vrasësh veten, mund të kesh të drejtë për 100,000 arsye. Po, jeta shpesh është mut. Dhe po, ka njerëz katilë, të pamëshirshëm, njerëz që s’të kuptojnë, ka meshkuj e femra që sot të premtojnë dashurinë e nesër zhduken. Jeta ka edhe padrejtësi. Aq më tepër në Shqipëri. Sa herë të gjithë ndihemi të ofenduar, të poshtëruar, të keqpaguar, të injoruar, të humbur pa të drejtë në këtë vend. Po varfëria? Sa e keqe është ajo, kur ti vetëm sepse s’ke lek merr shërbimin më të keq mjekësor, ta fusin me ilaçe, nuk paguan dot shkollën apo të duhet të punosh që e vogël, kur moshataret bëjnë festa. Këto janë pjesë e jetës dhe janë aty. Por të them një sekret? Këtë “mut” që ta hedh jeta ti ke në dorë ta shndërrosh në flori.

Duket një idiotësi kjo që po them, por më beso, ti nuk ke asgjë, absolutisht asgjë më pak se miliona të tjerë që jetojnë dhe ecin përpara. Ti nuk je më e dobët se shumë vajza të hedhura në rrugët e Europës, të rrëmbyera e të përdhunuara që pas trajtimeve çnjerëzore, ja dolën të shkëputen e të krijojnë një jetë; ti nuk je më i/e dobët se mijëra të lindur e të rritur në skamje që në moshën 20 vjeçare u ngjitën maleve e kaluan me një gomone të pasigurt nëpër dallgët e Adriatikut në mes të Janarit për të kërkuar një jetë më të mirë dhe ja dolën; ti nuk je më i/e dobët se prindër që kanë humbur jashtë rregullave të Zotit, fëmijët e tyre dhe vazhdojnë jetojnë edhe pse me gjysëm shpirti, duke i kushtuar vëmendje fëmijëve të tjerë; ti nuk je më e dobët se nënat tona që papritur iu përmbys bota kur regjimi ndryshoi dhe iu desh të adaptoheshin pa asnjë leke e me fëmijë nëpër këmbë, të gdhiheshin në 3 të mëngjesit e të mbushnin ujë, të na vishnin e mbathnin ne, të gjenin një punë të re (kur fabrikat e kooperativat iu mbyllën) dhe e të merreshin edhe me sherre familjeje që shkaktoheshin nga jetesa në bashkësi ; ti nuk je më e dobët se moshatarët e tu që u gjendën të vetmuar rrugëve të botës, pa ditur gjuhën, pa asnjë kacidhe, pa familjarë afër; ti nuk je më e dobët se moshatarët e tu të verbër apo paraplegjikë që mbarojnë shkolla, krijojnë familje e përpiqen të jetojnë çdo ditë edhe nëse nuk e shohin dot; ti nuk je më e dobët se fqinjët e tu, që e mbaruan shkollën, e qanë dhe e harruan një dashuri të humbur dhe tashmë janë në punë e thurin ëndrra për të ardhmen. E di që është e vështirë ta gjesh atë dritën brenda teje, por më beso që e ke. Nuk ke asgjë më pak se të tjerë.

Ti nuk zgjodhe të vish në këtë botë, por zgjidh të lutem ta jetosh. Kot nuk është shprehja “preka fundin” që do të thotë se të gjithë përplasemi me errësirën më të madhe, por është vetëm prekje; nuk ka pse ulemi aty, nuk ka pse të jetojmë aty; e prekim, marrim forca dhe ngjitemi sërish lart. Pas fundit ka vetëm ngjitje, nëse ti zgjedh të ngresh kokën.

Thonë se vetëvrasja është egoiste, thonë se ata që duan t’i japin fund jetës duan t’u lënë një mesazh të afërmve që i kanë lënduar, thonë se ata e bëjnë për “popullaritet”. Feja nga ana tjetër e ndalon. Çfarë nuk thonë për vetëvrasjen, por ç’rëndësi kanë? Çfarë rëndësie do të kishte për ty pas vdekjes se si do të ndiheshin të tjerë? Çfarë rëndësie do të kishte për ty se sa do të fliste bota për ty. Ti mund ta mendosh tani sa je gjallë, por kur të vdesësh, më beso, të panjohurve do t’i vijë gjynah për 5 minuta e do të vazhdojnë jetën e tyre. Të afërmit ose ata që ti ke dashur t’u çosh mesazh, do të ndihen fajtorë. Ose jo. Ndoshta do të ndihen të dyzuar, të pasqaruar. Në çdo lloj rasti, se çfarë do të ndjejnë ata, nuk ka më rëndësi kur ti nuk je. Sepse nuk do të jesh. Kështu që besoj do të ishte idiotësi që ti të mendosh vërtet si këto “mitet” që sapo të përmenda.

Ti që sot mendon vetëvrasjen, të lutem, kupto që në atë errësirë ku je zhytur, ka një dritare. Është e padukshme për momentin sepse ti nuk ke zgjedhur ta shohësh. Në kokën tënde çdo pyetje ka një përgjigje negative, ti ke një listë me “të gjitha të këqiat” që të kanë ndodhur dhe ato të duken shumë; ti mendon se bota është kundër teje dhe askush nuk të kupton; ti ke dhënë gjithë besimin tënd tek dikush dhe ai/ajo e ka shkelur atë. Ti je në pikën që çdo gjë e ke barazuar me zero, ke fshirë çdo ngjyrë jete dhe sheh vetëm të zezën. Por në atë errësirë, është e qartë që nuk e dallon dot dritaren. Por ajo është aty. Ashtu si drita e hënës që çan mes perdeve, më beso, që sapo të fillosh t’i thuash vetes që “Unë dua të jetoj”, rrezet e dritës brenda teje dalëngadalë do të gjejnë rrugën drejt dritares. Ti duhet të jetosh. Ti duhet të llogarisësh veten dhe gradualisht, të tjerët do të llogarisin ty. Adela u hodh nga dritarja dhe unë e frymëzuar po të shkruaj këtë letër ty. Pak në faj që nuk ja thashë kurrë atij djalit në Gjirokastër, e dëshpëruar që ndoshta kam kaluar përciptaz dhe letra të tjera që rrëfenin për depresion. Por sot, dua të mendoj me shpirt, që të paktën të të ndihmoj ty, të kuptosh që ja vlen të jetosh. Oh Zot sa ja vlen! Ja vlen për atë momentin e bukur kur rimëkëmbesh pas një dështimi, ja vlen për njerëz të rinj që takon, për vende që sheh, për aromën e qytetit post-shiut, për dallgët e detit, për dashuritë e reja që janë aty e do të vijnë (kush ngeli pa u dashuruar më qafsh?;)

Ja vlen për fëmijët që një ditë mund të sjellësh në jetë dhe janë një lumturi e jashtëzakonshme, ja vlen për një këngë të re që do të dalë së shpejti, ja vlen qoftë edhe për një akullore të mirë. Jeta ja vlen. Ai i/e moshuar 90-vjeçar i tretur që ende përpiqet të jetojë me aparatin e oksigjenit, disa orë larg vdekjes, ta rrëfen rëndësinë e jetës më mirë se unë. Ja vlen të jetosh, sepse ti vlen. Përtej shkëlqimit, vilave, famës, trupave perfektë, familjeve me nënë e babë, të gjithë kemi dhimbjet dhe frikërat tona, kemi plagët dhe dështimet tona, të gjithë jemi njësoj në dhimbje, por duhet të jemi njësoj edhe në përballjen me këtë dhimbje.

Ti s’ke asgjë më pak se të tjerë, ti je vetëm dikush që sot, pasi të lexosh këtë shkrim t’i thuash vetes: “Prit, se do të bëhet më mirë!” Sepse do të bëhet. Lësho dritën brenda teje që të gjejë dritaren e shpresës dhe ki besim. Beso që do t’ja dalësh dhe do t’ja dalësh, si miliona të tjerë. Dhe sa herë të ndihesh keq, na shkruaj. Mos hezito! Unë të shkruajta nga zemra. Profesioni e do që unë ta rishoh këtë shkrim që më duket tepër i gjatë, por nuk do ta bëj, sepse vërtet i kam fjalë zemre. Këto janë fjalët që sa do të doja sot t’ja thoja Adelës, apo djalit në Gjirokastër, apo kujtdo tjetër që po jeton në errësirë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Please read this before killing yourself!

Të lutem lexo këtë përpara se të vrasësh veten!

Hello? I am not asking you how you are, as long as you are thinking of ending your life, you are not feeling well. I'm saying "thought" because I feel that somewhere there, deep inside yourself, you have a question: Is it worth dying or not? I have no personal experience with suicide, I have no supernatural powers to see what happens after you leave this life, I'm not even a psychologist. But please consider me at least this hour as your friend.

For 10 years we've been talking through our Facebook page and already on Instagram with hundreds like you: young girls and boys who tell us they are depressed by poverty because their family doesn't understand them because they don't want them back , because they are under pressure at school, because they feel ugly, sick, crippled, and for whatever reason. Most thankfully continue to write to us, which means they have passed. They tell us it was a moment and then they repent. But we also had cases, like that of a boy in Gjirokastra years ago, who confessed to us that he was thinking of killing himself and killing him. And we didn't do anything. We said "Life is beautiful" and posted his letter on Facebook and let people deal with it. Then we felt guilty. Also Adela Gjoka, the girl from Rrëshen who committed suicide yesterday (November 15, 2019) wrote us on our Facebook page. But it didn't tell us anything. He has simply shared some screenshots of "idiots" who go around writing in vain on social media. But I'm not sure if she wrote that she was depressed, we would be able to do anything if we could predict that she would tragically end her life.

You who read this scripture today and you are sorry, sorry, believe me, we are writing so much like you. You are not alone in your sadness. You are not alone in your problems even though at the moment you feel like no one understands you. At one point or another we all meet the "end". Even if I write to you and may seem to you to have all the privileges of this world, I have had my darkest moments; I had my own questions about life, there were times when I was in my 20s, I put life on the scales with death, and only an unexpected internal force pushed me to take my weight off my life. It's the same strength you have. It is the force that has pushed this world forward, pushing people to the last minutes of their lives, when they are 90 and holding oxygen to breathe and the people around them pray that their loved one at least hears them.

Those of you who have thought about killing yourself may be right for 100,000 reasons. Yeah, life is often shit. And yes, there are ruthless, ruthless people, people who do not understand, there are men and women who today promise to love tomorrow and disappear. Life also has injustice. All the more so in Albania. How many times do we all feel offended, humiliated, underpaid, ignored, lost unjustly in this country. What about poverty? How bad it is when you just get the worst medical service, get medication, can't pay for school or have to work a little when your peers are on holiday. These are part of life and they are there. But tell you a secret? You have the power to turn this "shit" into life.

It sounds like an idiocy I'm saying, but believe me, you have nothing, absolutely nothing less than millions more living and moving forward. You are no weaker than many girls thrown into the streets of Europe, kidnapped and raped who after inhuman treatment managed to break free and create a life; you are no weaker than the thousands of poor, born and grown who at the age of 20 climbed the mountains and crossed the Adriatic with a precarious raft in mid-January to seek a better life and behold out; you are no weaker than parents who have lost out of God's rules, their children, and continue to live, though half-heartedly, paying attention to other children; you are no weaker than our mothers who suddenly overthrew the world when the regime changed and had to adapt without any money and children on foot, to be woken up at 3am and filled with water, to dress and run, to finding a new job (when factories and cooperatives were closed) and dealing with family squabbles caused by living in the community; you are no weaker than your peers who found themselves lonely in the ways of the world, without knowing the language, without any helmets, without close family; you are no weaker than your blind or paraplegic peers who finish school, create families and try to live every day even if they cannot see; you are no weaker than your neighbors who finished school, wept and forgot a lost love and are already at work dreaming of the future. I know it's hard to find that light inside you, but trust me you have it. You have nothing less than others.

You chose not to come into this world, but choose to please live it. In vain is not the expression "touch the bottom" which means that we all cling to the greatest darkness, but it is only touch; we don't have to sit there, we don't have to live there; we touch it, we get strength, and we climb it up again. After all there is only climbing if you choose to lift your head.

They say suicide is selfish, say those who want to end their lives want to leave a message to their hurt relatives, say they do it for "popularity". Religion on the other hand forbids it. What they don't say about suicide, but what do they mean? How important would it be to you after your death to how others would feel? How important it would be to you how much the world would talk about you. You can think now how alive you are, but when you die, believe me, the strangers will be blessed for 5 minutes and continue their lives. Relatives or those you wanted to send a message to would feel guilty. Or not. Maybe they will feel ambivalent, uncertain. In any case, what they will feel is no longer important when you are not. Because you won't be. So I believe it would be idiocy for you to really think like these "myths" I just mentioned.

You who contemplate suicide today, please realize that in that darkness where you are immersed, there is a window. It's invisible at the moment because you haven't chosen to see it. In your head every question has a negative answer, you have a list of "all the bad" that happened to you and they look great; you think the world is against you and no one understands you; you have given all your trust to someone and he / she has violated it. You are at the point that you have equated everything to zero, you have wiped out every color of life and you only see black. But in that darkness, it is clear that you cannot see the window. But she is there. Like the moonlight cracking between the curtains, believe me, as soon as you start telling yourself "I want to live," the rays of light within you will gradually find their way to the window. You have to live. You have to count yourself and gradually, others will count on you. Adel jumped out the window and I am inspired to write this letter to you. A little guilty that I never told that guy in Gjirokastra, desperate that maybe I had gone overboard and other letters confessing to depression. But today, I want to think spiritually, to at least help you, to realize that it's worth living. Oh God it's worth it! It's worth it for the beautiful moment when you recover after a failure, it's worth it for the new people you meet, the places you see, the scent of the post-rain city, the waves of the sea, the new loves that are there and will love. come (who remained without falling in love with me ?;)

It's worth the kids you can one day bring to life and is a tremendous blessing, it's worth a new song coming out soon, it's also worth a good ice cream. Life is worth it. That wasted 90-year-old who is still trying to live with the oxygen machine, a few hours away from death, confesses the importance of life better than I do. It's worth living because you're worth it. Beyond the splendor, the villas, the fame, the perfect bodies, the families with mom and dad, we all have our pains and fears, we have our wounds and failures, we are all equally in pain, but we must be equally in coping with this pain.

You are nothing less than others, you are just someone today, after reading this scripture to say to yourself, "Wait, it will get better!" Because it will. Release the light within you to find the window of hope and trust. Believe that you will succeed and succeed, like millions of others. And whenever you feel bad, write to us. Do not hesitate! I wrote from the heart. The profession wants me to review this writing that seems too long, but I won't, because I really have a heart for it. These are the words I would like to say today to Adela, or the boy in Gjirokastra, or anyone else living in the dark.