
Taylor Swift është në kopertinën e Vogue për muajin shtator, ku ndër të tjera flet sigurisht (sërish) për gjithë ç’ndodhi pas debatit të ashpër me Kim Kardashian dhe Kanye West.
View this post on Instagram
“Kur miliona njerëz të thonë se karriera të është shkatërruar, sigurisht që është një përvojë izoluese,” tha ajo. “Nuk mendoj se ka shumë njerëz që mund ta kuptojnë se ç’do të thotë të të urrejnë miliona njerëz dhe të ta thonë me zë të lartë. Kur thanë se unë isha një kapitull i mbyllur, harruan që nuk bëhej fjalë për një shfaqje televizive. Jam njeri. U përballa me mesazhe pafund që më thonin se duhet ta qepja gojën, të zhdukesha dhe në një farë mënyre, më thanë ‘vrit veten’.”

Por më pas, Taylor thekson se pasi u zhduk për pak kohë, publikoi albumin “Reputation”, ku shfaqi një grua të ndryshuar që kuptonte thelbin e jetës së saj. “E kuptova që duhet të ndryshoja jetën time, sepse ndihesha plotësisht jashtë kontrollit,” shtoi ajo. “E dija që duhet të merresha me muzikë në mënyrë që të mbijetoja. Ishte e vetmja mënyrë për t’u kujdesur për shëndetin mendor dhe gjithashtu e vetmja mënyrë për të treguar historinë time dhe përvojën me një situatë poshtëruese.”

Që pas debatit, duket se Taylor ka përparuar shpejt pasi së shpejti do të publikojë albumin e ri, ”Lover”.
Për këdo që e ka harruar sherrin e bujshëm: Taylor Swift dhe Kanye ishin shokë derisa reperi publikoi këngën “Famous”, ku në videoklip shfaqeshin shtrirë pranë njëri-tjetrit njerëz të famshën, ndër ta edhe Taylor. Ajo reagoi duke thënë se nuk kishte qenë dakord për t’u vendosur imazhi i saj në klip, por Kim më vonë postoi një video në Snapchat ku dëgjohej Taylor që komunikonte në telefon me Kanye-n duke i thënë se ishte dakord për gjithçka. Kim e quajti Taylor-in gjarpër. E kështu, vazhdoi një luftë e ashpër.
Pak para turit të saj, në maj të një viti më parë, këngëtarja në një deklaratë u shpreh: “Dy vite më parë, dikush më quajti gjarpër në rrjete sociale. Shumë njerëz vazhduan të më quanin ashtu. Unë përjetova çaste të vështira falë gjithë kësaj. Dua t’ju kujtoj diçka njerëz, që nëse dikush përdor emrin tuaj për të ushtruar bullizëm në rrjete sociale, kjo nuk ka pse t’ju dëshpërojë. Përkundrazi, duhet t’ju japë forcë.”
Në intervistën tani për ELLE në mars të këtij viti, Taylor u shpreh se sa “i rrezikshëm është bullizmi”, duke iu referuar faktit se Kim dhe ndjekësit e saj vërshuan me komente fyese ndaj saj. “Do të ishte mirë që njerëzit që kanë ushtruar bullizëm të kërkonin falje, megjithëse ndihem e lumtur që do të mbijetoj dhe do të shkëlqej pavarësisht të gjithave.”
Po kështu theksoi: “Të jesh e sjellshme mund të bëj që të pendohesh më vonë, pasi dikush mund ta shfrytëzojë këtë karakteristikë tënden. Bëhu si një gjarpër – kafsho nëse dikush të shkel.”
