Anabelizim

Rri në Shqipëri, të lutem mos ik!

Rri në Shqipëri, të lutem mos ik!

E dini cila është pyetja që i bëj më së shumti vetes? A është vërtet Shqipëria kaq e pashpresë sa thuhet? Unë e di që këtu s'është e lehtë ndonëse thënë nga një 22-vjeçare që goditjen më të fortë nga jeta e pësoi kur i duhej të gatuante vetë, s'ka fort vlerë. Në një vend si ky i yni të duhet të rrethohesh për çdo ditë nga njerëz që mezi presin të shtien në duar një biletë pa kthim. Po duan të gjithë të ikin që këtu. Dikush përpiqet të nxjerë me çdo kusht një vizë pa e di ai pastaj se sa kthehet më, një tjetër pranon të bëjë kompromise, të shkojë në shtrat e të martohet më dikë sa për të mos mbetur këtu. Nëse ka një popull sot që është i gatshëm t'i shesë shpirtin Djallit për t'i lënë shëndenë tokës së vet, ata janë shqiptarët!

Miqtë e mi sot kanë vetëm një ëndërr, të kenë miliona në xhep dhe makina të rreshtuara në trotuar. Nuk ka rëndësi në ç'gropa të shkelin gomat, çfarë ndodh përreth apo në cilat ideale beson, sot duhet ta vrasësh mendjen si të bësh një dorë të majme dhe mundësisht ta bësh shpejt. E gjitha kjo sepse në Shqipëri, pa para e pozitë, je i vdekur. Ndonjëherë më vjen të bëj të njëjtën gjë, të zgjedh një rrugë të shkurtër ose t'ia mbath nga këtu. Pastaj përpiqem ta marr si një lojë dhe të arrij deri aty sa ta konsideroj veten dhe të tjerët si të përzgjedhur për një mision madhor, për ta bërë Shqipërinë minimumi një vend ku mund të jetohet mirë e ku njerëzit duan çfarë kanë rrotull. Më thuaj, kaq të pazotë jemi ne?

Nëse llotaria amerikane përpin ç't’i dalë para ndërkohë që Gjermania josh pafund të arsimuar e familjarë, kush do mbetet këtu? Kam frikë se do zgjohemi një ditë e do ta gjejmë veten, vetëm, pa njeri pranë. Kështu ose do të rrimë e t'i vjedhim këtij vendi ç'të mundemi, nëse do i ketë mbetur gjë për të dhënë, ose do t'u shkojmë të tjerëve pas. Kur merr rrogën dhe të duhet të shlyesh me të borxhet e muajit të shkuar, me të drejtë mendon pse duhet ta çosh jetën dëm në vendin që "as për 100 vite nuk bëhet". Çështja këtu s'është të shpëtojë kush të mundet, por kush mundet ta shpëtojë këtë vend. E dini çfarë më mban ende këtu? Bindja ime se në gjithë këtë fatkeqësi jemi deri diku më fat. Në jetë fatet janë të ndara; disa i kanë gjërat gati, disa duhet t'i ndërtojnë vetë. Momentalisht, ne u takojmë ende të dytëve.

Sado i qelbur dhe i zaptuar nga kriminelët të jetë ky vend, rinia e papërlyer mundet të ngrejë krye. Sado plot me lekistë e të paaftë, këta të fundit s'bëjnë dot pa një ekonomist të shkathët apo jurist 24 karatsh. Bijë e dy prindërve të thjeshtë më është mësuar vetëm një gjë në jetë: ta mbush veten me dije që të mos i var shpresat askund. Kështu arrij të bëhem kaq e domosdoshme sa të tjerët të mos pyesin cili është babai im apo mbi cilën kuti vendos X në letrën e votimit. Vetëm kur je e fuqizuar me dije mund ta shohësh tjetrin në sy e t'i thuash më rrëzo po munde. Vetëm nëse vëtedukohemi dhe përfeksionojmë vetën s'do kenë ç'të na bëjnë, përkundrazi.

E mendoni ju ndonjëherë, që në një ditë aspak të largët s'do ketë kush t'u mësojë fëmijëve shqipen, matematikën, s'do ketë më inxhinierë apo mekanikë? Një ditë do na mbetet ne në dorë! Tre ditë më parë m'u desh të shkoja në poliklinikë për të bërë letrat e patentës. Ishim shumë të rinj që prisnim në radhë përpara një derë. Pas godinës ndodhej një tjetër derë, ku hynin padrejtësisht njerëz që njihnin mjekun apo kishin siguruar numrin e kryinfermieres. I pari që reagoi qe një djalë gjaknxehtë por s'është së ndryshoi gjë. Derisa sensi i rebelizmit u zgjua te të gjithë dhe ata folën! Deshën s’deshën, derën e “të njohurve” e mbyllën dhe të paktën për 2 orë që qëndrova unë, s'u hap më! Fuqia turmës!

Nëse ende nuk kam ikur nga Shqipëria është se kam kaq shumë gjëra për të bërë. Dikush duhet të përkthejë mirë në shqip, një tjetër të qepë apo gdhendë. Besomë, është shumë e thjeshtë të ikësh nga këtu. Nëse ende nuk kam ikur nga Shqipëria është se nuk dua të marr pas dhimbjen e tokës që s'e deshën të vetët. Nëse ende nuk kam ikur nga Shqipëria është se më tremb mallkimi i nënës natyrë, që si i çdo nëne tjetër të përndjek kudo shkofsh! Jam e sigurt që diku atje po më lexon dikush që shkruan bukur, dikush që është gjithë ide të reja, një tjetër plot me talente e aftësi. Jemi kaq shumë!

Të lutem mos më lër vetëm, mos ik që këtu!

       
Denisa Skodi
Gazetare

REELS

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Stay in Albania, please do not leave!

Rri në Shqipëri, të lutem mos ik!